Nisin reshjet e para të dëborës në disa zona, moti sot, 25 shtator 2026

Aktualitet

2e4705b8-3635-494f-be0e-2a4ba611807f-601x450-11637866542.webp
Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar, duke sjellë reshje shiu si fillim në veri-veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijë të gjithë vendin, ku në zonat Perëndimore priten edhe rrebeshe.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, ku intensiteti më i lartë i tyre pritet në zonat jugore-jugperëndimore. Në majat e maleve do të shfaqen reshjet e para të dëborës. Parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike në orët e vona të mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat e mëngjesit, por ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C, vlera më e ulët e shënuar në skajin verior, deri në 24°C, pritet vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor. Për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

ME TE LEXUARAT