Parashikimi i motit për të premten! Shira, rrufe dhe ulje temperaturash
Këtë të premte vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh të herëpashershme.
Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit.
Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar më shkarkesa elektrike.
Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat e mëngjesit, por ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C, vlera më e ulët e shënuar në skajin verior, deri në 24°C, pritet vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e zonave luginore,era fiton shpejtësi deri në 17m/s
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.




