Macron i përgjigjet ‘alarmeve’: CIA s’na njoftoi për dronët rusë

Macron i përgjigjet ‘alarmeve’: CIA s’na njoftoi për dronët rusë

08:18, 25/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përgënjeshtruar pretendimet e publikuara nga gazeta spanjolle ‘El Mundo’, sipas të cilave inteligjenca amerikane CIA kishte paralajmëruar Francën për një operacion të mundshëm me dronë rusë në Evropën Jugore.

Më herët, gazeta spanjolle raportoi se SHBA kishte alarmuar qeveritë e Spanjës, Francës dhe Italisë për këtë rrezik, mirëpo gjatë një interviste televizive për mediat *France 2* dhe *TF1*, Macron sqaroi se CIA nuk i ka dhënë asnjë informacion të tillë Francës.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili deklaroi se lajme të tilla jo të konfirmuara vetëm sa i hedhin benzine zjarrit në këto kohë të tensionuara. Pavarësisht këtij përgënjeshtrimi, Macron nënvizoi se fushata e sulmeve hibride nga ana e Rusisë ndaj Evropës mbetet një kërcënim real dhe intensiv.

Ai solli në vëmendje sulmin me dron në aeroportin e Leipzig/Halle në Gjermani në gusht të vitit 2026, i cili iu faturua Moskës nga autoritetet gjermane, duke paralajmëruar se ngjarje të ngjashme mund të ndodhin edhe në Francë. Sipas udhëheqësit francez, ka shumë shenja që tregojnë se Rusia po përgatitet për veprime të tilla, pasi e sheh Evropën si “zemrën strategjike të Ukrainës”.

Gjatë fjalës së tij, Macron u ndal edhe te mobilizimi i ri ushtarak që po përgatit Moska, duke e cilësuar si një skenar mjaft të besueshëm mobilizimin e rreth 300 mijë trupave shtesë nga ana e Rusisë. Sipas tij, ky mobilizim tregon se Kremlin-i është i gatshëm të bëjë sakrifica edhe më të mëdha njerëzore e ushtarake për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Donbasit.

Presidenti francez vlerësoi se me ritmet e tanishme të luftimeve, Rusisë do t’i duheshin nga një vit e gjysmë deri në dy vjet për të marrë territoret e mbetura të këtij rajoni, gjë që do të shkaktonte humbje e vuajtje të mëdha edhe për palën ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco