Mesazhi i presidentit iranian për Trump, Pezeshkian: Ne jemi gati për marrëveshje, SHBA duhet të vendosë për fundin e luftës Një ngjarje e rëndë po hetohet nga autoritetet braziliane në Manaus, ku një grua transgjinore 31-vjeçare, Aurora Naomi La Fay, akuzohet se ka sulmuar me dhunë ekstreme njerkun e saj 61-vjeçar brenda apartamentit të tij.
Sipas raportimeve të “The Sun”, 61-vjeçari pësoi dëmtime të rënda në fytyrë dhe sy. Për shkak të plagëve, mjekët u detyruan t’i hiqnin të dy sytë, ndërsa ai humbi edhe të dy veshët.
Autoritetet po hetojnë gjithashtu një pretendim se 61-vjeçari mund të jetë sulmuar seksualisht gjatë incidentit. La Fay e ka mohuar akuzën për përdhunim, ndërsa priten rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Pas sulmit, 61-vjeçari thuhet se ka rifituar vetëdijen dhe është përpjekur të largohej nga apartamenti. Pavarësisht se nuk mund të shihte, ai është drejtuar drejt ballkonit, nga ku ka rënë nga kati i tretë mbi çatinë e një ndërtese fqinje.
Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit e kanë gjetur pak kohë më vonë dhe e kanë transportuar në spital, ku po merr trajtim për plagët e rënda.
Gjatë marrjes në pyetje, La Fay dyshohet se ka deklaruar se kishte konsumuar marijuanë përpara ngjarjes dhe se kjo i kishte shkaktuar halucinacione. Sipas deklarimeve të raportuara, ajo kishte qëndruar brenda apartamentit të njerkut ndërsa ai ishte larg dhe e kishte sulmuar kur ai ishte kthyer.
Nga ana tjetër, 61-vjeçari ka deklaruar se nuk e mban mend të gjithë incidentin, por kujton se ajo e kishte kafshuar në fytyrë përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.
Kreu i hetimit e ka cilësuar ngjarjen si një “episod dhune ekstreme”, duke theksuar rëndësinë e plagëve të marra nga viktima brenda banesës së tij.
Sipas “The Sun”, 31-vjeçarja dhe 61-vjeçari njiheshin prej rreth pesë vitesh, ndërsa marrëdhënia mes tyre përshkruhet si e vështirë. Nëna e La Fay ka deklaruar para policisë se kishte pasur probleme në marrëdhënien mes tyre, por se nuk ishte raportuar më parë ndonjë rast dhune.
Top Channel