Sport

Nations League, Kosova debuton me fitore!

Kosova e nisi në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Nations League, pasi mundi 1-0 Irlandën në ndeshjen e parë të grupit, të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Një gol i shënuar nga Muriqi në pjesën e dytë i ka dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës dardane.

Kosova ka dominuar pjesën e parë, por nuk ka arritur që të zhbllokojë dot rezultatin. Përpjekjet e dardanëve u shpërblyen në pjesën e dytë, me Muriqin që shënon golin e fitores.

Ndeshjen e ardhshme të grupit, Kosova do ta luajë në transfertë kundër Austrisë më 27 shtator.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.