E premte, 25 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ministri i Jashtëm iranian: I propozuam SHBA-së një plan me 7 pika për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani i ka dërguar Shteteve të Bashkuara një plan me shtatë pika, me synim rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e bisedimeve mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se propozimi është përcjellë përmes ndërmjetësuesve. Sipas tij, nëse plotësohen disa kushte, ngushtica mund të rihapet dhe më pas të rinisin negociatat.

Araghchi nuk bëri të ditura të gjitha kushtet, por deklaroi se ato lidhen me marrëveshjet e arritura mes dy vendeve në qershor.

Sipas mediave amerikane, propozimi i Teheranit u është dorëzuar autoriteteve amerikane përmes një ndërmjetësi.

Reklamë

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për CNN se SHBA-ja dhe Irani kanë zhvilluar “bisedime pozitive dhe konstruktive” përmes ndërmjetësuesve.

Përfaqësuesit e dy vendeve zhvilluan të martën bisedime në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Këto ishin negociatat e para direkte të këtij lloji pas disa muajsh.

Sipas mediave iraniane, kushtet e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit përfshijnë heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj brigjeve iraniane, lirimin e aseteve iraniane të ngrira dhe përfundimin e luftës në të gjitha frontet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.