Zgjidh një grua me fund më të gjatë”/ Komentet e Antonio Tajanit ndezin polemika në Itali, deputetet përgjigjen me minifunde

Fjalët e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, kanë shkaktuar një valë reagimesh në vend, ku është përfshirë edhe Kisha Katolike.

Gjatë një konference, Tajani u pyet se çfarë do t’i sugjeronte të birit për zgjedhjen e bashkëshortes. Ai u përgjigj se një grua tërheqëse mund të kishte pasur disa lidhje, të ishte divorcuar dhe të kishte prirje për të tradhtuar.

Të lidhura

None found

Sipas tij, këshilla do të ishte që i biri të zgjidhte një grua “më pak tërheqëse”, por të besueshme, e cila do të ishte nënë e mirë dhe do t’i qëndronte besnike martesës.

“Një që ndoshta vesh funde pak më të gjata se të tjerat”, u shpreh Tajani.

Komenti shkaktoi reagime të forta si në radhët e politikës, ashtu edhe në rrjetet sociale. Disa përdorues shpërndanë imazhe të manipuluara të ministrit me minifund, ndërsa deputete të opozitës publikuan fotografi ku shfaqeshin të veshura me funde të shkurtra.

Deputetja e Lëvizjes Pesë Yje, Chiara Apetino, postoi një fotografi me minifund dhe iu drejtua me ironi ministrit.

“Tajani, a nuk jam një grua e besueshme? A nuk jam një nënë e mirë? Në vitin 2026 nuk duhet të dëgjojmë një ministër qeverie që na shpjegon se është më mirë të martohemi me një grua që është më pak mbresëlënëse dhe me një fund më të gjatë. Besueshmëria jonë nuk matet me centimetra pëlhure”, shkroi ajo.

Protesta u zhvendos edhe në Senatin italian, ku 11 senatore të opozitës u paraqitën me minifunde në Palazzo Madama. Ato ishin pjesë e Partisë Demokratike, Italia Viva dhe Aleancës së të Gjelbërve dhe të Majtës.

Ish-kryeministri Matteo Renzi i cilësoi deklaratat e Tajanit si të papërshtatshme dhe kërkoi largimin e tij nga qeveria.

“Nuk mund të thuash që një vajzë me një fund pak më të shkurtër nuk është një person serioz. Çfarë është kjo, shekulli i 18-të?”, deklaroi Renzi.

Për këtë çështje reagoi edhe Kisha Katolike. Imzot Giuseppe Baturi, kreu i Konferencës së Ipeshkvijve Italianë, theksoi se çdo fjalë dhe vështrim ndaj një gruaje duhet të shprehë respekt.

“Çdo fjalë dhe çdo vështrim drejtuar një gruaje duhet të jetë plot respekt dhe admirim”, tha Baturi.

Ai nënvizoi gjithashtu se, në këndvështrimin e krishterë, gruaja ka një rol të veçantë dhe se respekti ndaj saj merr rëndësi të posaçme.

Pas polemikave, Antonio Tajani kërkoi falje për fjalët e përdorura. Ministri italian, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, deklaroi se nuk kishte synuar të fyente gratë.

“Kërkoj ndjesë nëse dikush është ofenduar nga ajo që thashë, por kurrë nuk kam pasur për qëllim të ofendoj gratë. Nuk e kam bërë kurrë këtë në jetën time, as në jetën time private dhe as në atë publike”, tha Tajani.


Shtuar më 25.09.2026 09:03

Quantcast
sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel