Shënoi dhe festoi çuditshëm, lojtari i Izraelit ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Një episod i pazakontë u regjistrua në sfidën e Nations League mes Austrisë dhe Izraelit, ku protagonist ishte Sayed Abu Farchi.

Në minutën e 55-të, sulmuesi i Colorado Rapids përfitoi nga një goditje e devijuar dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 1-1. Për 20-vjeçarin, i cili është pjesë e gjeneratës së vitit 2006, ishte goli i parë me fanellën e kombëtares izraelite.

I entuziazmuar nga realizimi, Abu Farchi shkoi pranë flamurit të këndit për të festuar. Sulmuesi e nxori flamurin nga toka dhe më pas improvizoi një lloj goditjeje si në bilardo. Një festim që nuk u prit mirë nga arbitri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtari i tregoi kartonin e dytë të verdhë dhe më pas të kuqin, duke e nxjerrë nga loja. Arsyeja nuk ishte vetë festimi, por fakti që futbollisti kishte nxjerrë flamurin e këndit nga vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Abu Farchi ishte ndëshkuar me karton të verdhë vetëm tre minuta para golit, ndaj festimi i tij i kushtoi shtrenjtë Izraelit. Kështu, për sulmuesin 20-vjeçar, ndeshja u kthye në një mbrëmje të paharrueshme: debutim, gol dhe karton i kuq.

Pas përjashtimit të tij, Austria e shfrytëzoi superioritetin numerik dhe në minutat e fundit të takimit arriti të shënonte dy herë. Fillimisht erdhi goli i 2-1, ndërsa pak më vonë austriakët vulosën fitoren 3-1.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?