Zyrtarizohet arena dhe data/ Joshua-Fury, duel britanik për titullin botëror

Zyrtarizohet arena dhe data/ Joshua-Fury, duel britanik për titullin botëror

08:55, 25/09/2026

Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të përballen më në fund në ring. Dueli i shumëpritur mes dy yjeve britanikë të peshave të rënda është zyrtarizuar dhe do të zhvillohet më 11 dhjetor, në stadiumin “Principality” të Cardiff-it.

Përballja, e cila prej vitesh është diskutuar dhe negociuar, do të jetë e vlefshme për titullin “Super” të WBA-së në peshat e rënda. Ky titull mbeti vakant pas largimit të Oleksandr Usyk.

Vendosja e arenës së duelit kishte qenë një nga çështjet kryesore që kishte vonuar marrëveshjen. Fury kishte kritikuar publikisht vonesat dhe në disa raste kishte fajësuar Joshua-n, ndërsa kampi i këtij të fundit insistonte që ndeshja të zhvillohej në Britaninë e Madhe.

Konfirmimi përfundimtar erdhi nga Turki Alalshikh, i cili bëri të ditur lajmin përmes një postimi në platformën X.

“Për 15 vjet, askush nuk ka mundur ta realizojë këtë ndeshje. Në prill thashë se çdo njoftim do të vinte nga unë. Tani mund të konfirmoj se Fury kundër Joshua do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu siç u premtova tifozëve britanikë të boksit”, shkroi Alalshikh.

Ora zyrtare e duelit ende nuk është bërë e ditur. Këshilli i Cardiff-it ka konfirmuar se përballja do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së shtunës, me orarin të përshtatur për audiencën televizive në Shtetet e Bashkuara.

Joshua dhe Fury pritet të shfaqen së bashku për herë të parë në një konferencë për shtyp më 30 shtator në Londër, ku do të nisë zyrtarisht promovimi i një prej dueleve më të shumëpritura të boksit britanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco