web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-deputeti i Lulit mbledh firma për Erion Veliajn

25 Shtator 2026, 08:55, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Lulit mbledh firma për Erion Veliajn

Ish-deputeti i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, i cili ishte pjesë e listave të 2017-ës dhe theu djegien e mandateve në vitin 2019, tashmë i rilindur si 99-ç, ka filluar të mbledhë firma për llogari të Erion Veliajt.

Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës i thanë CNA-së se Halit Valteri me porosi të Erion Veliajt dhe njerëzve të tij, ka filluar të mbledhë firmat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak që kryetari i bashkisë të marrë pjesë në mbledhjet e këtij këshilli.

Në fakt, kjo është një iniciativë që kuptohet sërish, më shumë sesa veprim ligjor, është një tjetër lëvizje propagande, lëvizje mashtruese për shkakun e thjeshtë se avokati i Veliajt mjafton t'u bëjë një shkresë prokurorëve që t'u kërkojë që ai të paraqitet në mbledhje të këshillit ose vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, mund t’u kërkojë prokurorëve t'i japin leje të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Në këtë rast nuk po ndodh kështu, por si një sharlatan politik, si një njeri që ka kapërcyer ylberin, që nga “bodygard” i Lulit dikur, valteri prej kohësh shfaqet si servil i Erion Veliajt.

Mbledhja e firmave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vlerë ligjore. Ajo vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në qeli kryebashkiakun e Tiranës dhe duket si një lëvizje e pashpresë, të cilën ia kanë lënë në dorë një njeriu si Halit Valteri. Mjafton të thuash se kush po i mbledh firmat për të kuptuar se ku do të katandiset kjo nismë.

Por ky nuk është i vetmi veprim, kohët e fundit kanë ndodhur disa të tilla. Që nga avokatët që kërkonin takim me urgjencë në 10 shtator, ndërkohë që jemi në datën 25 shtator dhe ende nuk ka asnjë njoftim prej tyre çfarë kanë bërë me Strasburgun, e takuan Erionin apo s'e takuan pas shtyrjes së datës nga Drejtoria e Burgjeve.

Lëvizjet e tjera të bëra nga Dhoma e Avokatisë ku me “dhunë”, Maks Haxhia detyron avokatët të mos marrin pjesë në seancat gjyqësore kundër vullnetit të tyre, bojkoti vetëm në GJKKO, atje ku ka interesa Maks Haxhia si avokat i krimit dhe korrupsionit dhe për interesat e tij merr “peng” edhe sistemin gjyqësor.

Lëvizja e Halit Valterit mund të quhet thjesht si një akt haxhiqamilist në vitin 2026.

Kryetari i Bashkisë Tiranë është kapur të paktën me 9 herë korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje pasurie, si dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli, këto janë akuzat ndaj tij në gjykatë.

Veliaj, përpara se të shkojë në mbledhjen e këshillit, duhet të shkojë të gjykohet.

Ndoshta prokurorët kur t'u shkojë kërkesa do të ishte mirë t'i jepnin leje Erion Veliajt, se pastaj qytetarët padyshim do t'i rezervonin një pritje “spektakolare” siç i takon zdromsit të Tiranës./ CNA





Lajmet e fundit nga