Gjykimi i 53 personave të akuzuar për Masakrën e Mejës mbahet sot pa praninë e tyre, pasi të gjithë të pandehurit ndodhen në arrati. Masakra e Mejës është ndër më të rëndat e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Të lidhura
None found
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzën në mungesë në dhjetor 2023 dhe e ndryshoi atë më 23 dhjetor 2024. Më 25 maj 2026, Gjykata e Apelit ktheu për rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Aktakuza i ngarkon të pandehurit me dyshimin se, gjatë viteve 1998-1999, kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen në fshatrat e Komunës së Gjakovës. Sipas saj, ata kanë vepruar në bashkëkryerje, si pjesë e një strukture të përbashkët kriminale.
Të akuzuarit dyshohet se kanë mbajtur role të ndryshme komanduese dhe operative në ushtrinë, policinë dhe shërbimet e sigurisë serbe gjatë luftës në Kosovë. Mes tyre janë zyrtarë dhe pjesëtarë të këtyre strukturave të atëhershme të Serbisë: Momir Stojanoviqi, Sreten Çamoviqi, Nikolla Miqunoviqi, Millovan Kovaçeviqi, Sergej Peroviqi, Verolub Zhivkoviqi, Millan Koturi, Radomir Çoliqi, Dragutin Josifoviqi, Franko Simatoviqi, Momçillo Stanojeviqi, Vllatko Vukoviqi dhe Ilija Todorovi.
