LIVE UPDATES
Bota

Teksa Trump dhe Xi takohen, rritet presioni për konfrontimin me Kinën për mbështetjen ndaj Iranit

Thirrjet u intensifikuan teksa udhëheqësi kinez, Xi Jinping, vizitoi Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator për një takim shumë të rëndësishëm me Trumpin, që u pasua nga një darkë shtetërore madhështore që nënvizoi balancimin e kujdesshëm mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

25 Shtator 2026, 09:07 Nga E. D
Teksa Trump dhe Xi takohen, rritet presioni për konfrontimin me Kinën
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, gjatë darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë

KINË- Ligjvënësit amerikanë dhe ekspertët e sigurisë kombëtare po i bëjnë presion presidentit Donald Trump, që të ndërmarrë masa më të ashpra ndaj entiteteve kineze, të cilat akuzohen se po ndihmojnë Iranin me inteligjencë satelitore, komponentë armësh dhe të ardhura nga nafta.

Thirrjet u intensifikuan teksa udhëheqësi kinez, Xi Jinping, vizitoi Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator për një takim shumë të rëndësishëm me Trumpin, që u pasua nga një darkë shtetërore madhështore që nënvizoi balancimin e kujdesshëm mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Trumpi nuk e përmendi në mënyrë eksplicite Iranin gjatë deklaratave të tij publike me Xinë, pavarësisht presionit në rritje nga ligjvënësit, të cilët paralajmëruan se Uashingtoni rrezikon të nxisë bashkëpunim më të thellë mes Pekinit dhe Teheranit nëse nuk vendos kosto.

“Këtë verë, në të gjitha mediat u raportua se Kina i dha Iranit inteligjencë nga imazhet satelitore dhe se kjo inteligjencë çoi në vdekjen e trupave amerikane”, tha në Senat, Roger Wicker nga Misisipi, kryetari republikan i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, ditën kur Xi mbërriti në SHBA.

“Prandaj, sigurisht do t’i sugjeroja presidentit të përpiqet të marrë një përgjigje për këtë”.

Jeanne Shaheen nga Nju Hampshire, demokratja më e lartë në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe 18 senatorë të tjerë demokratë e akuzuan Trumpin se nuk po e mbante Xinë përgjegjës për mbështetjen që pretendohet se kompanitë kineze i japin Iranit.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë të ditur nëse Trumpi u konfrontua me Xinë lidhur me këto akuza gjatë bisedimeve të tyre private.

Presidenti Trump tha se të dy zhvilluan një “takim të shkëlqyer” më 24 shtator, duke shtuar se ai dhe Xi “kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm në çështjet me të cilat përballen dy vendet tona”.

Megjithatë, ai dha pak detaje.

Agjencia shtetërore e lajmeve kineze, Xinhua tha se gjatë takimit Xi i bëri thirrje Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që t’i zgjidhin problemet e tyre përmes dialogut sa më shpejt të jetë e mundur.

Dy udhëheqësit do të takohen sërish më 25 shtator, para se Xi të kthehet në Kinë.

Shaheen më herët i kishte bërë thirrje Trumpit të ndërmarrë masa ndaj tri fushave të mbështetjes së pretenduar kineze: imazheve satelitore dhe ndihmës për përcaktimin e objektivave, komponentëve për raketat dhe dronët iranianë dhe blerjeve të naftës iraniane që është nën sanksione.

Pekini është blerësi më i rëndësishëm i naftës së Teheranit dhe ka ndikim të konsiderueshëm ekonomik mbi Iranin.

Por, Irani përbën vetëm një pjesë të vogël të tregtisë së përgjithshme të Kinës, duke i dhënë Pekinit dukshëm më shumë hapësirë për manovrim sesa Teheranit.

Për disa ekspertë amerikanë, megjithatë, çështja shkon përtej marrëdhënies së Kinës me Iranin dhe ngre pyetje më të gjera se si Uashingtoni reagon ndaj Pekinit kur entitetet kineze akuzohen se mbështesin vende armiqësore ndaj SHBA-së.

Mary Kissel, bashkëpunëtore e lartë në Institutin Hudson dhe drejtoreshë ekzekutive e The Kissel Group, tha se Uashingtoni duhet t’i mbajë përgjegjëse entitetet kineze të përfshira në mbështetjen ndaj Iranit.

“Një nga gabimet e mëdha të dekadave të fundit ishte gatishmëria e administratave amerikane – të të dyja partive – për të toleruar aktivitetet dashakeqe të Kinës në sferat ekonomike, ushtarake dhe diplomatike”, tha Kissel për Radion Evropa e Lirë.

“Nëse duam që Kina ta kufizojë mbështetjen e saj për Republikën Islamike të Iranit – që është një synim i arsyeshëm – atëherë duhet t’i mbajmë përgjegjëse bankat, kompanitë dhe individët kinezë të mbështetur nga shteti për veprimet e tyre”.

Ndryshe, tha ajo, Uashingtoni do të dërgonte mesazhin se Kina “lejohet të luajë sipas një grupi tjetër rregullash”, me pasoja që shtrihen edhe te partnerët e Pekinit në Moskë, Teheran dhe Phenian.

Ky shqetësim është veçanërisht i madh lidhur me akuzat se entitete kineze i kanë ofruar Iranit imazhe satelitore që mund të jenë përdorur në sulmet ndaj forcave amerikane.

Christopher Walker, nënkryetar në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, tha se raportime të tilla duhet të shihen si pjesë e një sfide më të gjerë strategjike.

“Duke pasur parasysh se inteligjenca amerikane ka lidhur imazhet satelitore kineze me sulmet ndaj pjesëtarëve të ushtrisë amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme, është e rëndësishme që SHBA-ja të ndërmarrë masa më të ashpra ndaj Pekinit, i cili do të kërkojë çdo mundësi për të shfrytëzuar dobësitë e SHBA-së”, tha Walker për Radion Evropa e Lirë.

Ai e përshkroi mbështetjen kineze për Iranin si pjesë të përpjekjes më të gjerë të Pekinit për të ndihmuar qeveritë me të cilat ka interesa të përbashkëta, duke formuar atë që ai e quajti një “bosht autokracish” që është i rrezikshëm.

Megjithatë, pretendimi për imazhet satelitore mbetet i kontestuar.

The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë, raportoi se entitete kineze i kishin ofruar Iranit imazhe me rezolucion të lartë të një baze amerikane në Jordani para një sulmi iranian që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi katër të tjerë.

Pekini ka mohuar se i ka ofruar Iranit mbështetje ushtarake ose të inteligjencës.

Gawdat Bahgat, profesor i çështjeve të sigurisë kombëtare në Qendrën për Studime Strategjike për Lindjen e Afërt dhe Azinë Jugore të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes, bëri thirrje për kujdes që këto akuza të mos trajtohen si fakte të mirëqena.

“Si Kina, ashtu edhe Irani nuk e kanë konfirmuar ndarjen e imazheve satelitore [ose] të komponentëve të armëve”, tha Bahgat për Radion Evropa e Lirë.

Në të njëjtën kohë, Bahgat tha se Pekini ka një interes të qartë ekonomik për ruajtjen e marrëdhënieve me Teheranin, veçanërisht përmes blerjes së naftës iraniane me çmim të lirë.

“Dyshoj se Kina do të ndalojë blerjen e naftës iraniane”, tha ai.

Duke cituar Departamentin amerikan të Thesarit, Shaheen tha se 90 për qind e eksporteve të naftës së Iranit shkojnë në Kinë, duke gjeneruar miliarda dollarë për Teheranin pavarësisht sanksioneve amerikane. Ajo tha se një pjesë e madhe e kësaj tregtie zhvillohet përmes flotave në hije, kompanive fiktive dhe rafinerive kineze.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë javën e kaluar, Shaheen tha po ashtu se Irani po merr informacione për caqet si nga Kina, ashtu edhe nga Rusia, për të ndihmuar në goditjen e aseteve amerikane.

Senatori republikan John Kennedy paraqiti një argument të ngjashëm më 24 shtator, duke u thënë gazetarëve se Xi mund ta përdorë ndikimin e Pekinit për të ndihmuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Xi “mund ta hapë atë ngushticë me një telefonatë”, tha Kennedy, duke e akuzuar Kinën se po e ndihmon Iranin me pajisje ushtarake dhe inteligjencë.

Presioni nga ligjvënësit vjen në një kohë kur ka ndasi të thella partiake lidhur me luftën e SHBA-së me Iranin.

Në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator, theksi u vu te dialogu dhe stabiliteti strategjik.

Xi tha se ai dhe Trump patën “shkëmbime të sinqerta dhe të thelluara” dhe arritën “mirëkuptim të përbashkët për shumë çështje”, por nuk specifikoi nëse Irani ishte mes tyre.

Sipas agjencisë Xinhua, udhëheqësi kinez Xi i tha presidentit Trump se Pekini e mbështet rikthimin e Uashingtonit dhe Teheranit në një marrëveshje të mëhershme që synonte përfundimin e luftës dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ndërkaq, Trump veçse kishte sinjalizuar ngurrim për t’u përballur publikisht me Xinë lidhur me akuzat për mbështetjen e Iranit me inteligjencë kineze./REL

donald trump kine shba xi jinping

Sondazh

Poll

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës