25 Shtator 2026, 09:11
Nga E. D

PATOS- Intektualë të njohur, përfshirë aktorë, avokatë e shkrimtarë i janë drejtuar Kuvendit me një letër lidhur me qëndrimin e tyre kundër shkrirjes së bashkisë së Patosit dhe bashkimit me Fierin.
Në letrën drejtuar Kuvendit, Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS, nënshkruesit kërkojnë që përpara çdo vendimmarrjeje mbi statusin e Bashkisë Patos të kryhet një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme.
Sipas tyre, kjo analizë duhet të bëhet publike dhe të marrë në shqyrtim funksionalitetin e Bashkisë Patos, kapacitetet administrative e financiare, strukturën ekonomike, si dhe karakteristikat demografike e gjeografike të territorit.
Në letër kërkohet gjithashtu vlerësimi i aksesit të qytetarëve në shërbime, historisë administrative, identitetit shoqëror e kulturor, si dhe ndikimit të industrisë së naftës dhe gazit në territor.
Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me analizimin e kostove dhe përfitimeve që do të sillte një bashkim i mundshëm me Fierin, si edhe shqyrtimin e alternativave ndaj bashkimit. Në fund të letrës, nënshkruesit shprehin qëndrimin se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.
Letra:
Në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale, paraqesim këtë parashtresë lidhur me statusin territorial dhe administrativ të Bashkisë Patos.
Komuniteti i Patosit kërkon që, përpara çdo vendimmarrjeje për ndryshimin e statusit të kësaj bashkie ose për bashkimin e saj me Bashkinë Fier, të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi:
funksionalitetin e Bashkisë Patos;
kapacitetin e saj administrativ;
kapacitetin financiar;
strukturën ekonomike të territorit;
karakteristikat demografike;
veçoritë gjeografike;
aksesin e qytetarëve në shërbime;
historinë administrative;
identitetin shoqëror dhe kulturor;
ndikimin e industrisë së naftës dhe gazit;
kostot dhe përfitimet e një bashkimi të mundshëm me Fierin;
alternativat ndaj bashkimit.
Pozicioni i komunitetit është se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore./Dosja.al
territorialja bashkia patos bashkia fier kuvendi i shqiperise
Aktualitet
25 Shtator 2026, 08:27
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Irini Kapogianni ka klinikë dentare në Athinë. Por përvojën e saj ajo e fitoi në D&uum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:44
E. D
Edi Rama, Linda Rama, Taulant Balla
SHBA- Kryeministri Edi Rama është përballur me shqiptarët në SHBA, ku po merr pjesë ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:32
E. D
TIRANË- Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera n&eu...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjasht...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 23:19
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë zënë mat deputetin socialist Bledi Çuçi, gjatë marshimit të tyre. Sapo e k...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 22:10
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e 117-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cil&eu...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 22:05
G.M
Vlora Hyseni
TIRANA- Çështja e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni ka rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtar...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 22:00
E.d
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se në makinë e Ergys Agasit, i cili ishte shpallur në kërkim, jan&...
Aktualitet
24 Shtator 2026, 21:50
E.d
Kodiana Lala
TIRANA- Gazetarja investigative, Klodiana Lala i është përgjigjur akuzës së ish- drejtoreshës së...