Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

    Tragjike në Gaza/ Dy rezervistë izraelitë vriten nga shpërthimi i një droni

    12 vite pas aksidentit, gruaja e Michael Schumacher rrëfen dhimbjen: Kur dëgjoj këngën tonë, qaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos
    Aktualitet

    Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

    September 25, 2026
    Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

    Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është kallëzuar në polici në Rodos nga një 44-vjeçare me origjinë polake, e cila pretendon se ai e ka mashtruar për një shumë prej më shumë se 15 mijë eurosh dhe më pas e ka kërcënuar me publikimin e materialeve personale. Sipas mediave greke, çështja është marrë në hetim nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Rodos, pas kallëzimit të bërë nga gruaja.

    Sipas dëshmisë së 44-vjeçares, 28-vjeçari dyshohet se e ka bindur atë, duke i paraqitur informacione dhe fakte të rreme, që t’i transferonte shuma të ndryshme parash në disa këste gjatë periudhës nga tetori 2024 deri në nëntor 2025. Në total, gruaja pretendon se i ka dhënë 28-vjeçarit 15,417 euro. Kur kuptoi se informacionet që i ishin paraqitur nuk përputheshin me realitetin, ajo i kërkoi atij që t’i kthente paratë.

    Sipas kallëzimit, në këtë pikë situata mori një tjetër drejtim. 28-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar gruan dhe i ka thënë se do t’ua dërgonte të afërmve të saj foto nudo të saj, të cilat pretendohet se i kishte në posedim. E frikësuar nga kërcënimet, 44-vjeçarja iu drejtua autoriteteve policore dhe bëri kallëzim për mashtrimin financiar dhe kërcënimet që pretendon se kishte marrë. Pas denoncimit, policia e Rodosit ka proceduar penalisht 28-vjeçarin për mashtrim, kërcënime dhe pornografi për hakmarrje, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

    15 mijë euro aktualitet arrestimi në Rodos Autoritetet greke foto nudo greqi hetim policor kërcënim kërcënim me foto krim krimi në Greqi kronika e zezë lajme kronikë lajme nga Greqia lajme nga Rodos mashtrim ngjarje kriminale polici në Rodos Policia greke Rodos shantazh shantazh me foto shantazh online shantazh seksual shqiptarë në Greqi shqiptari i arrestuar shqiptari në Rodos vepër penale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

    September 25, 2026

    Tragjike në Gaza/ Dy rezervistë izraelitë vriten nga shpërthimi i një droni

    September 25, 2026

    12 vite pas aksidentit, gruaja e Michael Schumacher rrëfen dhimbjen: Kur dëgjoj këngën tonë, qaj

    September 25, 2026

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i dhuron Xi Jinping një skulpturë të shqiponjës, simbolit të SHBA

    September 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.