Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në SHBA ku ndodhet prej 6 ditësh. Fjala e Ramës pritet të nisë në orën 17:00 në hapje të debatit.
Nuk dihet ende nëse pjesë e fjalës së tij do të jetë edhe dënimi i liderëve të UÇK-së që tronditi gjithë shqiptarët pak ditë më parë duke shkaktuar edhe protesta kundër Gjykatës Speciale.
Gjatë ditëve të qëndrimit të tij në SHBA, Rama ka zhvilluar takime edhe me komunitetin shqiptar, por ndaj tij ka patur edhe protesta në kuadër të revoltës së qytetarëve në Shqipëriq ë vijon prej 117 ditësh. Versus.al

