AKTUALITET /

Shpërndante kokainë me motorin e picave, kapet i riu në Lushnjë! Pranga dhe bashkëpunëtorit

Shkruar nga Versus

Shpërndante kokainë me motorin e picave, kapet i riu në

Fier- Policia ka arrestuar dy persona në Lushnjë të cilët shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të qytetit. Në pranga kanë rënë E.Sh, 31 vjeç i cili shpërndante drogë me motorin e picave dhe bashkëpunëtori i tij S.Gj, 39 vjeç.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën në total 320 gramë kokainë, 6 celularë dhe 1 grirëse kanabisi. 

Grupi hetimor po heton për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll