'Iu hoq cipa e maskës mazhorancës’, Goxhaj: Po i vjen fundi kësaj kaste, Rama s’menaxhon dot më

09:42, 25/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, avokati Altin Goxhaj komentoi situatën brenda mazhorancës, duke u ndalur te zhvillimet e fundit dhe veçanërisht te reagimi i Delina Ficos.

Goxhaj tha se ajo që ndodhi është tregues i gjendjes emocionale dhe i frustrimit që po përjeton mazhoranca.

Ai e cilësoi situatën me Ficos si një “simptomë” të gjendjes reale të kësaj kaste politike, për të cilën u shpreh se “po i vjen fundi”.

Goxhaj akuzoi gjithashtu Endri Fugën se ka drejtuar për muaj një skemë të menaxhimit të opinionit publik dhe tha se zhvillimet e fundit e kanë nxjerrë atë në pah.

Ai theksoi se Edi Rama mund të kontrollojë skenarët politikë, por jo reagimet spontane të njerëzve përreth tij.

“Rama mund ta luante rolin me Endrin, por nuk mund të menaxhonte çdo surrat”, deklaroi Goxhaj, duke shtuar se momenti i djeshëm “hodhi në erë” maskën e moskokëçarjes dhe ekspozoi gjendjen reale brenda mazhorancës.

Pjesë nga intervista:

Kam përshtypjen që kemi të bëjmë me një mazokizëm të mazhorancës, e cila tregon frustrimin, por edhe këtë gjendjen emocionale të të gjitha palëve, që reflektohet te humbësit dhe te pakënaqësia e sulmuesit, që është populli, për pritjen e gjatë.

Por e shohësh dje situatën me Delina Ficos është simptoma më perfekte për të kuptuar se si është gjendja reale, emocionale e kësaj kaste, të cilës e ndjej se po i vjen fundi.

Në situatën e djeshme u hodh në erë gjithë inxhinieria sociale dhe opinioni publik që kishte drejtuar Endri Fuga për muaj, sepse Endri Fuga ndërtoi skenarin, si e thirri Rama me urgjencë, që Ramës nuk ia ndjen për ne.

Ishte skema me atë glomonën në Dhërmi, që ishte njeri që s’ia ndiente fare, ishte për qejfin e vet. Ajo ishte regji, dhe ato video ishin të përhapura po nga ata për të thënë që ne nuk na e ndjen. Por unë e ndjej te fytyrat e mazhorancës kur i takojnë Ramës, se Rama mund ta luante rolin me Endrin, por nuk mund të menaxhonte çdo surrat idiot.

Po dje ka qenë momenti ku u hodh në erë, iu hoq cipa e maskës, moskokëçarjes, tek surrati i Delina Ficos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco