web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“I kanë fikur radarin”/ Publikohet videoja, rrihet në mes të rrugës shefi i Komisariatit

25 Shtator 2026, 10:15, Aktualitet CNA

“I kanë fikur radarin”/ Publikohet videoja, rrihet në mes

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka publikuar një video ku tregon se shefi i komisariatit Krujë, Elton Shahini, është dhunuar nga një person. Ngjarja, sipas Murrizit, ka ndodhur një muaj më parë në Durrës.

Murrizi ngre dyshime se personi që ka ushtruar dhunë ndaj shefit të komisariatit mund të jetë vartës i strukturave që e kanë emëruar.

Sipas Murrizit, shefit të Komisariatit "ia kanë fikur radarin" dhe nuk e kanë lënë të bëjë as denoncim.

“Kjo video tregon se ku është katandisur shteti

Ky me motor që e rrahin në mes të rrugës në Durrës para një muaji si gomarin në duhan është shefi i komisariatit Krujë, Elton Shahini dhe ish-shef i komisariatit Nr.1 në Tiranë.

Ky që e rreh si duket duhet të ketë të “drejtë” se ndoshta i ka zënë rrugën ose mund ta ketë “vartës” nëse ky që e rreh është pjesë e “strukturave” që e kanë emëruar.

Ndoshta është edhe oficer i SHISH të Trëndafiles Vlora Hyseni dhe ka marrë “urdhër” që t’ja fiki “radarin” shefit të komisariatit të Krujës.

Ehhhh ku jemi katandisur.

Kur rrihet në mes të rrugës një shef komisariati vaj medet çfarë sigurie do të ofrojë kjo polici për qytetarët.

Dhe jo vetëm e ka rrahur por nuk e ka lënë të bëjë as denoncim si duket.

Bela e madhe kur je i emëruar e i promovuar nga klane të pista apo bota e krimit edhe tërrahin edhe nuk të lënë të “qash”.

Me siguri SHISH i Durrësit duhet të ketë “bërë” raport për këtë ngjarje “argëtuese” për Qytetarët që ishin të pranishëm aty në këtë moment “pikant””, shkruan Murrizi./ CNA


(VIDEO E PUBLIKUAR NGA MYSLIM MURRIZI)

“I kanë fikur radarin”/ Publikohet videoja, rrihet në mes

 





Lajmet e fundit nga