Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nuk ranë dakord për çmimin e servisit të makinës, Policia zbardh plagosjen në Lezhë: Babë e bir i mbushën barkun me plumba mekanikut (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Nuk ranë dakord për çmimin e servisit të makinës,
Policia zbardh plagosjen në Lezhë, makina e Daniel Pikulit

Gjergj (Bebi) dhe Ariseldo Voci janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, si autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit Daniel Pikuli, një ditë më parë në zonën e Lezhës. I riu ndodhet në Spitalin e Traumës, nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Grupi hetimor ka parë kamerat e sigurisë në zonë dhe ka mundur të zbardhë dinamikën e plagosjes. Të rinjtë janë banorë të zonës dhe në rrethana të paqarta, mes tyre ka nisur fillimisht një konflikt fizik.

Daniel Pikuli lëvizte me një automjet Mercedes Benz S Class nga Manatia në drejtim të Lezhës, kurse dy të rinjtë e tjerë Gjergj (Bebi) dhe Ariseldo Voci kanë qenë me një BMW.

Ata kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të Daniel Pikulit, duke e lënë të plagosur, dhe menjëherë janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. I riu, ka marrë disa plumba në bark.

Policia ka mundur t’i gjurmojë lëvizjet e mjetit deri në Shënkoll të Lezhës, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë autostradës Lezhë-Laç, me qëllim dokumentimin e itinerarit të ndjekur pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Gjergj (Bebi) dhe Ariseldo Voci, dy personat e shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës për këtë ngjarje, rezulton se janë babë e bir. Ata thuhet se kanë çuar makinën në servisin e Daniel Pikulit dhe nuk kanë rënë dakord për pagesën, ndaj janë përfshirë në konflikt.

Komunikatë për shtyp - Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 31-vjeçar, dje, në fshatin Manati.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë, për autorësinë dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të shtetasit D. P., mesditën e djeshme, në fshatin Manati, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të plagosjes, shtetasve: B. Gj. alias B. V., 47 vjeç, dhe A. V., 23 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Tresh, Lezhë.

Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 13:10, këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin D. P., 31 vjeç, banues në Lezhë, kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij. Si pasojë është plagosur 31-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “BMË”, i cili dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese