25 Shtator 2026, 10:15
Nga E. D
Abbas Araghchi
IRANË- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se Teherani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një plan për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, i cili përfshin kushtet për të cilat të dyja vendet u pajtuan në një memorandum mirëkuptimi të arritur në qershor.
“Ne i kemi paraqitur një plan SHBA-së përmes ndërmjetësve, sipas të cilit, nëse plotësohen disa kushte, Ngushtica e Hormuzit do të hapet në fund të ditës së shtatë dhe bisedimet do të rifillojnë”, u tha Araghchi gazetarëve më 24 shtator, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ai nuk dha detaje të tjera, por CNN citoi një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë që tha se dy palët po zhvillojnë diskutime pozitive dhe konstruktive përmes ndërmjetësve. Dy palët duket se vazhdojnë të jenë shumë larg një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës së tyre gati shtatëmujore, pavarësisht një rundi të ri të diplomacisë.
Palët zhvilluan më 23 shtator bisedimet e para indirekte pas disa muajsh, por Irani dhe SHBA-ja nuk u njoftua publikisht për ndonjë koncesion nga palët. Gjatë fjalimeve në OKB, presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij iranian, Masud Pezeshkian, shkëmbyen deklarata të ashpra.
Trump kërcënoi në fjalimin e tij në OKB se do ta asgjësonte Iranin nëse nuk arrihej një marrëveshje. Pezeshkiani i tha OKB-së se Irani nuk do të nënshtrohet nën presion. Megjithatë, të dy udhëheqësit thanë se mbeten të hapur për negociata.
Uashingtoni dhe Teherani nënshkruan më 17 qershor një memorandum mirëkuptimi 60-ditor, që synonte t’i jepte fund armiqësive dhe të rihapte ngushticën. Megjithatë, mosmarrëveshjet rreth asaj se çfarë nënkuptojnë kushtet e marrëveshjes kanë çuar në sulme të reja nga të dyja palët./Dosja.al
abbas araghchi
Bota
25 Shtator 2026, 09:07
E. D
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, gjatë darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë...
Bota
25 Shtator 2026, 08:31
E. D
"Swan Song: Diana, motra ime" nga Charles Spencer
ANGLI- Libri i Earl Charles Spencer nuk ishte publikuar ende kur shpërtheu skandali i parë. Pje...
Bota
25 Shtator 2026, 08:13
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- “E kemi lënë pas periudhën e ngecjes dhe tkurrjes ekonomike”, thotë Kancelari gjerman Friedrich M...
Bota
25 Shtator 2026, 08:02
E. D
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar nga Nju Jork se do të jap&eum...
Bota
25 Shtator 2026, 07:41
E. D
foto ilustruese
IRAN- Armët e kontrabanduara nga Bosnje e Hercegovina, që dyshohet se kanë përfunduar në duart e rrjeteve kriminal...
Bota
24 Shtator 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Iowa, në SHBA ku një mësuese e klasës së pestë dhe nj&...
Bota
24 Shtator 2026, 22:50
E.d
Benjamin Netanyahu
SHBA- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se rrëzimi i qe...
Bota
24 Shtator 2026, 22:45
G.M
Giorgia Meloni
ITALI- Qeveria italiane ka miratuar masa të reja për arsimin, që përfshijnë kufizimin në 30% të numrit t&...
Bota
24 Shtator 2026, 22:43
E.d
Zohran Mamdani
SHBA- Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, iu përgjigj fjalimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netany...
Bota
24 Shtator 2026, 22:25
G.M
Polymarket
SHBA- Nju Jorku ka ngritur padi ndaj platformës së tregjeve të parashikimit Polymarket, duke e akuzuar për operimin e loj&eu...