• Kontakt
Friday, September 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mali i Zi vendos viza për shtetasit nga Rusia, Bjellorusia dhe Turqia

10:21 : 25/09/2026
në BOTA, RAJONI

Qeveria e Malit të Zi miratoi Informacionin për nevojën e anulimit të marrëveshjeve me të cilat rregullohet regjimi pa viza me Federatën Ruse, Bjellorusinë dhe Turqinë.

Siç thuhet në njoftim do të iniciohet edhe lidhja e një marrëveshjeje të re me Turqinë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale.

Mali i Zi, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), është i detyruar ta harmonizojë plotësisht politikën e tij të vizave me politikën e vizave të BE-së.

Qeveria e Malit të Zi më 23 korrik të këtij viti miratoi ndryshimet në Rregulloren për regjimin e vizave, me të cilat përcaktohet se, nga 1 nëntori, shtetasve të vendeve të përmendura do t’u nevojitet vizë për hyrje, kalim nëpër territor dhe qëndrim në Mal të Zi.

Me këtë u përmbush një nga kriteret përfundimtare për mbylljen e Kapitullit 24 të negociatave – Drejtësia, liria dhe siguria, në kuadër të negociatave të anëtarësimit me BE-në, si dhe një nga obligimet kryesore të Agjendës së Reformave.

Lexo edhe:

Mali i Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

Mali i Zi nuk e lë diasporën të futet në Shqipëri, i çon në Kosovë/ PAMJET

“Duke pasur parasysh se këto çështje rregullohen edhe me marrëveshje ndërkombëtare të lidhura nga Qeveria e Malit të Zi, është e nevojshme të ndërmerren aktivitete me qëllim të anulimit të vlefshmërisë së marrëveshjeve me këto shtete”, tha ekzekutivi i Malit të Zi.

Më herët është sqaruar se, për ta lehtësuar procedurën, kërkesat për viza malazeze në të ardhmen do të mund të dorëzohen edhe në qendrat e vizave të kompanisë VFS Global, dhe jo vetëm në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Malit të Zi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi më herët kishte paralajmëruar edhe për krijimin e një Sistemi të ri Informacioni për Vizat, të harmonizuar me sistemet e BE-së dhe standardet e sigurisë të zonës Shengen, me qëllim të përfshirjes së vizave elektronike.

Prej vitesh, sa u përket ardhjeve vjetore të të huajve në Mal të Zi, rusët kryesisht zënë vendin e dytë për nga numri, menjëherë pas atyre që vijnë nga Serbia.

Komisioni Evropian që një kohë të gjatë u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malit të Zi, që t’i harmonizojnë politikat e tyre të vizave me rregullat e BE-së, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga migrimi i parregullt dhe keqpërdorimi i regjimeve pa viza.

Mali i Zi deri më tani ka mbyllur përkohësisht 18 nga gjithsej 33 kapitujt që përfshihen në procesin negociues për anëtarësim në BE.

Bashkimi Evropian tashmë ka miratuar fillimin e hartimit të draft-traktatit të anëtarësimit, që përfaqëson fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim.

Komisioni Evropian ka miratuar po ashtu kornizën financiare për Malin e Zi, e cila parasheh gati 3.2 miliardë euro, duke u nisur nga supozimi se ky vend mund të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian gjatë vitit 2028. /REL

Etiketa: mali i zivisa

Lajme të lidhura

RAJONI

Mali i Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

11:20 : 18/09/2026
AKTUALITET

Mali i Zi nuk e lë diasporën të futet në Shqipëri, i çon në Kosovë/ PAMJET

22:40 : 11/09/2026
AKTUALITET

Peka: 15 makina me emigrantë janë bllokuar në Mal të Zi! Thuhet se është kërkesë nga qeveria Rama

21:51 : 11/09/2026
AKTUALITET

Mali i Zi hoqi imunitetin për qeverinë, Bardhi: Kujtoni rastin Balluku, Shqipëria po mbahet peng nga Rama

15:56 : 04/09/2026
KRONIKE

Ekzekutoi 3 persona në Mal të Zi, shtetasi rus vetëvritet gjatë aksionit të policisë për ta arrestuar

12:51 : 01/09/2026
Lajmet e Dites

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Mal të Zi

20:37 : 31/08/2026
Para

Qeveria e re kolumbiane rreshtohet krah SHBA-së, ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

TË GJITHA

Qeveria e re kolumbiane rreshtohet krah SHBA-së, ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

10:24 : 25/09/2026

Mali i Zi vendos viza për shtetasit nga Rusia, Bjellorusia dhe Turqia

10:21 : 25/09/2026

Plagosja me armë në Lezhë/ Kamerat zbardhin dinamikën e ngjarjes, identifikohen autorët (Emrat)

10:04 : 25/09/2026

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

09:57 : 25/09/2026

Shkatërrohet laboratori i drogës në Spanjë, në pranga tre shqiptarë

09:48 : 25/09/2026

Kapen duke shitur kokainë, dy të arrestuar në Lushnje /EMRAT

09:42 : 25/09/2026

I mori 15 mijë euro polakes dhe e kërcënoi me fotot nudo, arrestohet shqiptari në Greqi

09:28 : 25/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com