E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Paqja s’është arritje diplomatike”, Rama nga New York: Europa nuk ka arritur të përvetësojë mençuri

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Kryeministri do të mbajë fjalën e tij sot, ku do të konfirmojë para 193 vendeve anëtare angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes në Gaza, por edhe qëndrimin e Shqipërisë për dy shtete, në një moment delikat kur Asambleja është e ndarë në qëndrimin me Izraelin.

Kryeministri shqiptar pritet të flasë dhe për vendimin tronditës të Gjykatës Speciale që dënoi me 81 vite burg 4 ish-drejtuesit e UÇK.

Reklamë

Para fjalimit në Asamblenë e OKB, kryeministri Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook, pjesë nga fjalimi i tij në Këshillit Europian të Korporatave.

“Dua të them se është një nder i vërtetë dhe një privilegj t’ju bashkohem.

Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin se paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur.

Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh, dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët.

Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë e t’i diskutojmë së bashku me njëri-tjetrin, dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Evropa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe ta zbatojë”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.