Rama në Këshillin Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

25 Shtator 2026 | 10:20

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të Këshillit Europian të Korporatave, ku në fjalën e tij u ndal te rëndësia e paqes, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive për brezat e ardhshëm.

Rama e cilësoi pjesëmarrjen në këtë forum si një “nder të veçantë dhe privilegj”, duke vlerësuar rolin e tij në bashkimin e ideve, njohurive dhe përvojave nga burime të ndryshme.

“Dua të them se është një nder i veçantë dhe privilegj t’ju bashkohem. Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme”, u shpreh kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se paqja nuk duhet konsideruar thjesht si një rezultat diplomatik, por si një faktor i domosdoshëm për krijimin e kushteve të zhvillimit ekonomik.

“Paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur”, deklaroi ai.

Kryeministri u ndal edhe te përgjegjësia ndaj brezave të ardhshëm, duke e lidhur progresin me mundësitë që u lihen atyre që vijnë pas nesh.

“Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh. Dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët. Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe ta zbatojë”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen prapaskenat e darkës Trump-Xi në Shtëpinë e Bardhë, emrat e fuqishëm që u ulën në të njëjtën tryezë

Një mbrëmje simbolike në Shtëpinë e Bardhë bashkoi presidentin amerikan Donald Trump dhe homologun e tij kinez Xi Jinping, në përmbyllje të një dite bisedimesh...
09:51 | 25/09/2026

Iran, Teherani propozon një plan 7-ditor për hapjen e Hormuzit

Irani u ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një plan për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, tha Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Aragchi u tha...
09:17 | 25/09/2026

SHBA kërkon masa ndaj kompanive kineze që mbështesin Iranin

Ligjvënës amerikanë dhe ekspertë të sigurisë kombëtare po i bëjnë presion presidentit Donald Trump që të ndërmarrë masa ndaj kompanive dhe entiteteve kineze të akuzuara...
08:52 | 25/09/2026