Shpallen në kërkim babë e bir për plagosjen me armë një ditë më parë në Lezhë

25 Shtator 2026 | 10:22

Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona, babë e bir, të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një 31-vjeçari dje në fshatin Manati.

Sipas policisë, bëhet fjalë për 47-vjeçarin B. Gj., alias B. V., dhe djalin e tij 23-vjeçar, A. V., banues në fshatin Tresh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, pas një konflikti për motive të dobëta. Dy të dyshuarit dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri ndaj 31-vjeçarit Daniel Pikuli i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar edhe një automjet tip “BMW”, që dyshohet se është përdorur nga dy personat për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet vijojnë për kapjen e babë e birit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A mund të rrisë konsumimi i sheqerit në fëmijëri rrezikun e ankthit në moshë madhore?

Ekspozimi ndaj sheqerit gjatë 1,000 ditëve të para të jetës, nga ngjizja deri në moshën rreth dy vjeç e gjysmë, mund të ketë ndikim afatgjatë...
08:40 | 25/09/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...
07:10 | 25/09/2026

“Vidh edhe ti”, debat mes Kokës dhe Manjanit: Pse e bën personale?

Një debat i fortë me tone të larta ka shoqëruar përplasjen mes juristit Ylli Manjani dhe gazetarit Bledian Koka, të ftuar në emisionin Now me...
23:07 | 24/09/2026