Lushnja po përballet me periudhën më të vështirë të historisë së saj në futbollin shqiptar, teksa ekipi nuk po kalon aspak një moment pozitiv.
“Myzeqarët” militon në Kategorinë e Dytë dhe mundësitë për një rikthim të shpejtë në nivelet më të larta mbeten të pasigurta. Përballë kësaj situate, tifozët i kanë bërë një apel publik biznesmenit të njohur shqiptar, Samir Mane, duke i kërkuar të investojë në klub dhe të sjellë projekte ambicioze.
Të lidhura
None found
Thirrja e tyre vjen pas ftesës së presidentit të FSHF-së, Armand Duka, drejtuar Samir Manes për të investuar në futbollin vendas.
