Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “JEHONAT E LINDJES”, KONCERT I XHAZIT KINEZ NGA “XU QUINTET”
“Xu Quintet”, një formacion i njohur i jazz-it kinez dhe ndërkombëtar, i cili ndërthur elemente të muzikës tradicionale kineze me jazz-in bashkëkohor do të vijë në një koncert sonte në orën 19:00 në sallën e koncerteve “Tonin Harapi” në Tiranë. Koncerti është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit (International Jazz Festival) në Shqipëri.
2. OPERETA E FAMSHME E JOHANN STRAUSS NË SKENËN E TKOB-IT
“Lakuriqi i natës” (Die Fledermaus), opereta komike e Johann Strauss II, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, me humor, intriga dhe ritmet magjepsëse të valsit vjenez. Ajo do të ngjitet në skenë sonte, nesër dhe të dielën në orën 20:00.
3. “FESTIVALI I NGJYRAVE”, ARGËTIM E MUZIKË NË ZONËN E LIQENIT
Festivali i Ngjyrave, “Colour Day Festival Albania” do të mbahet nesër në Pistën e Atletikës në Tiranë.
4. “NE JEMI NDRYSHE”, SHFAQJA E CIRKUT KOMBËTAR TE KUKULLAT
“Ne jemi ndryshe” është shfaqja nga artistët e Cirkut Kombëtar, që do të vijë nesër në orën 17:00 në Teatrin e Kukullave.
5. “DRITAT E SPANJËS”, KONCERT NGA ORKESTRA SIMFONIKE E RTSH-SË
“Dritat e Spanjës” është mbrëmja muzikore që do të mbahet nga Orkestra Simfonike e RTSH-së në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve, nesër në orën 20:00 nën dirigjimin e maestro Facundo Agudin. Ky aktivitet shënon 40-vjetorin e miqësisë mes Spanjës dhe Shqipërisë.
6. “PETER PAN QUARTET” E “PASTA NIGHT” TE PARKU HELEN NË FARKË
“Pasta night” dhe një natë muzikore me “Peter Pan Quartet” do të vijë te Parku Helen në Farkë nesër në orën 18:00.
7. FOTOGRAFIA/“TIRANA PHOTO FESTIVAL” VJEN NË EDICIONIN E NËNTË
Edicioni i 9-të i “Tirana Photo Festival” do të zhvillohet më 25–30 shtator te Instalacioni “Reja” në Tiranë. Këto do të jenë ditë kushtuar fotografisë, artit dhe rrëfimit përmes imazhit, me ekspozitën me 100 fotografi single, ekspozita të përzgjedhura me seri fotografike, uorkshope dhe foto-ture.
8. “MUZG NË KOPSHTIN E QERSHIVE”, PREMIERË NË TEATRIN KOMBËTAR
Në Teatrin Kombëtar do të vijojë të shfaqet edhe sonte “Muzg në kopshtin e qershive”, me përshtatje dhe regji nga Driada Dervishi. Në rolin kryesor ngjitet në skenë aktorja e njohur Luiza Xhuvani.
9. KOMEDIA “E ZONJA E BUJTINËS”, PREMIERË NË TEATRIN “BYLIS”
“E zonja e bujtinës”, komedia e Carlo Goldonit, një nga veprat e tij më të njohura, do të vijojë të shfaqet sonte dhe nesër në orën 19:00 në skenën e teatrit “Bylis”, nën regjinë e Kiço Londos.
10. “BIG BABY” VIJON SHFAQJET NË TEATRIN KOMBËTAR EKSPERIMENTAL
“Big Baby” do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë edhe sonte, nesër dhe të dielën, çdo mbrëmje në orën 20:00. Me autori Frank Moher, shfaqja vjen nën regjinë e Endri Çelës.












Komente
Komento