YouTube nuk pranon marrëveshjen e Metës për mbrojtjen e fëmijëve: Kemi masat tona

Neil Mohan, drejtori ekzekutiv i YouTube, ka përjashtuar mundësinë që platforma të bëhet pjesë e marrëveshjes shumë-miliardëshe të Meta-s për sigurinë e fëmijëve në internet. Sipas tij, YouTube ka krijuar tashmë mekanizma të posaçëm për mbrojtjen e përdoruesve të rinj.

Të lidhura

None found

Duke folur për CNN, Mohan deklaroi se kompania ka investuar prej vitesh në sigurinë e të rinjve dhe se kjo do të mbetet një nga fushat kryesore të angazhimit të saj.

“Për një kohë shumë të gjatë kemi investuar për t’u siguruar që të rinjtë të jenë të mbrojtur në platformën tonë. Ajo që duhet të prisni nga YouTube është vijimi i përqendrimit te këto çështje”, u shpreh ai.

Meta ka pranuar të paguajë 18 miliardë dollarë për të mbyllur pretendimet e disa shteteve amerikane, të cilat akuzonin se platformat e kompanisë ishin ndërtuar në mënyrë që nxisnin varësinë dhe kishin ndikuar në krizën e shëndetit mendor te të rinjtë.

Si pjesë e kësaj nisme, kompania ka bërë thirrje që edhe platformat rivale, mes tyre YouTube dhe TikTok, të zbatojnë masa të ngjashme. Propozimet përfshijnë kufizimin e kohës së përdorimit, heqjen e butonit “pëlqej” për adoleshentët dhe kontrollin e praktikave të sigurisë nga palë të treta.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Meta do të paguante vetëm 70% të shumës së parashikuar nëse TikTok dhe YouTube nuk do të pranonin të paguanin rreth 6 miliardë dollarë secila dhe të ndërmerrnin ndryshime të ngjashme. Rob Bonta, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, ka thënë se shtetet ishin të gatshme të ndiqnin rrugën ligjore ndaj TikTok dhe YouTube, nëse kjo do të nevojitej për realizimin e marrëveshjes.

Mohan i bëri këto deklarata në konferencën vjetore të YouTube, “Made on YouTube”, gjatë së cilës kompania prezantoi edhe risi për krijuesit dhe shikuesit. Ndër to ishin mjete të inteligjencës artificiale dhe funksione të reja për mesazhet.

Drejtuesi i YouTube mbrojti masat e zbatuara nga kompania, duke përmendur mundësinë që prindërit të vendosin kufizime për kohën që adoleshentët kalojnë duke parë videot Shorts. Ai foli gjithashtu për bashkëpunimin me ekspertë të pavarur, të cilët japin rekomandime mbi sigurinë e fëmijëve.

“Ne jemi gjithashtu një platformë shumë e ndryshme nga Meta”, deklaroi Mohan, duke vënë në dukje se YouTube po përdoret gjithnjë e më shumë për të parë përmbajtje në televizorët e shtëpive.

Deri tani, TikTok nuk ka bërë komente lidhur me kërkesat për t’iu bashkuar marrëveshjes së Meta-s. As zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë nuk ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të Mohan.

YouTube dhe Meta janë përballur edhe me një proces tjetër gjyqësor. Në mars, të dyja kompanitë u shpallën përgjegjëse në një çështje të ngritur nga një grua e re, e cila pretendonte se platformat ishin projektuar për të krijuar varësi dhe për të dëmtuar shëndetin mendor. Të dyja kompanitë kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin.

Gjatë fillimit të këtij viti, YouTube ka arritur marrëveshje edhe me një adoleshent që kishte ngritur një padi të ngjashme. Marrëveshje të tilla kanë përfunduar gjithashtu TikTok dhe Snap.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, të katër kompanitë vazhdojnë të përballen me qindra padi të ngritura nga individë, familje dhe distrikte shkollore, të cilët pretendojnë se platformat kanë shkaktuar dëme te përdoruesit e rinj.


Shtuar më 25.09.2026 10:34

Quantcast
sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel