Pagat e magjistratëve, Sadushi: Vendimin përfundimtar e merr Gjykata Kushtetuese
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mbajti një fjalë përshëndetëse në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve të Republikës, ku u ndal edhe te debati për pagat e magjistratëve dhe marrëdhëniet ndërmjet pushteteve.
Sadushi tha se për mosmarrëveshjen rreth ligjit për pagat e magjistratëve do të vendosë përfundimisht Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se Kushtetuta dhe vendimet e saj nuk mund të zëvendësohen nga një tryezë dialogu. Ai iu referua edhe tryezës së konsultimit të thirrur nga Kryeministri me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, duke sqaruar se objekti i saj është politika e pagave dhe mekanizmi për përcaktimin e tyre.
“Për sa kohë ligji dhe pretendimet kushtetuese të ngritura ndaj tij janë në shqyrtim përpara Gjykatës Kushtetuese, themeli juridik i kësaj mosmarrëveshjeje nuk mund të negociohet në një tryezë tjetër”, tha Sadushi. Sipas tij, kjo nuk do të thotë mbyllje e dialogut institucional, pasi “dialogu nuk është nënshtrim”, por mënyrë për të mbrojtur qëndrimet me argumente dhe për të gjetur hapësira bashkëpunimi.
Sadushi vlerësoi se dialogu ndërmjet pushteteve duhet të shkojë përtej çështjes së pagave dhe të përfshijë problemet që lidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë. Ai propozoi një “Tryezë për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, ku të diskutohen numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, plotësimi i vendeve vakante, stoku i çështjeve dhe kohëzgjatja e proceseve.
Në fjalën e tij, kreu i Gjykatës së Lartë u ndal edhe te nevojat e gjykatave për administratë, teknologji, infrastrukturë, siguri dhe financim të qëndrueshëm. Ai theksoi se funksionimi i sistemit duhet të matet përmes rezultateve dhe aftësisë për t’u ofruar qytetarëve drejtësi cilësore dhe në kohë.
Sadushi foli gjithashtu për sigurinë në gjykata, duke përmendur se më 6 tetor bëhet një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Sipas tij, kur siguria e gjyqtarit kërcënohet për shkak të detyrës, vihet nën presion edhe vetë drejtësia, ndërsa garantimi i sigurisë është detyrim i shtetit.
Në përfundim, Sadushi u ndal te zgjedhja e tre anëtarëve të rinj gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke theksuar përgjegjësinë e gjyqtarëve në përzgjedhjen e tyre dhe nevojën që anëtarët e zgjedhur ta justifikojnë besimin e marrë.
Rama në Këshillin Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik
Zbardhen prapaskenat e darkës Trump-Xi në Shtëpinë e Bardhë, emrat e fuqishëm që u ulën në të njëjtën tryezë
Iran, Teherani propozon një plan 7-ditor për hapjen e Hormuzit
- 10:22 Shpallen në kërkim babë e bir për plagosjen me armë një ditë më parë në Lezhë
- 10:20 Rama në Këshillin Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik
- 10:15 Terapi dhe rehabilitim, robotët testohen për të ndihmuar të moshuarit në Paris
- 09:57 Papa Leo XIV nis vizitën e parë në Francë
- 09:51 Zbardhen prapaskenat e darkës Trump-Xi në Shtëpinë e Bardhë, emrat e fuqishëm që u ulën në të njëjtën tryezë
- 09:48 Sulmi në Banjskë, provokojnë serbët; nderojnë agresorët gjatë ndeshjes