LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja për pagat, Sokol Sadushi: Kushtetuta nuk negociohet, drejtësisë i duhet tryezë për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit

Duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për një tryezë dialogu me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, Sadushi deklaroi se dialogu institucional është i nevojshëm, por nuk mund të zëvendësojë procesin kushtetues apo të përdoret për të negociuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

25 Shtator 2026, 10:32 Nga I.A
Përplasja për pagat, Sokol Sadushi: Kushtetuta nuk negociohet,
Sokol Sadushi

TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve u ndal edhe te debati për pagat e magjistratëve dhe tryeza e konsultimit të thirrur nga Kryeministri me institucionet e drejtësisë. Duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për një tryezë dialogu me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, Sadushi deklaroi se dialogu institucional është i nevojshëm, por nuk mund të zëvendësojë procesin kushtetues apo të përdoret për të negociuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Sadushit, për sa kohë çështja e pagave është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, themeli juridik i mosmarrëveshjes nuk mund të negociohet në një tryezë tjetër. Kryetari i Gjykatës së Lartë kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet pushteteve të zhvillohet në respekt të pavarësisë së gjyqësorit dhe rendit kushtetues.

Sadushi vuri në dukje se çështja e pagave është e rëndësishme, pasi lidhet me garancitë e pavarësisë së gjyqësorit. Gjatë Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve, e cila zhvillohet sot, do të zgjidhen edhe tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me mandat 5-vjeçar.

Pjesë nga fjala e Sadushit:

Mbledhja e sotme ka një rëndësi të veçantë për qeverisjen e gjyqësorit. Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor është një nga përgjegjësitë kryesore të vetëqeverisjes sonë. Sot nuk plotësojmë thjesht tre vende në Këshill. Me votën tonë ndikojmë në mënyrën se si do të qeveriset gjyqësori në vitet që vijnë. Në kuadër të ripërtëritjes së Këshillit, tre anëtarëve që do të zgjedhim do t’u bashkohen edhe dy anëtarë jogjyqtarë që zgjidhen nga Kuvendi. Pesë nga njëmbëdhjetë anëtarët e Këshillit do të zëvendësohen me anëtarë të rinj. Pothuajse gjysma e tij. Kjo i jep procesit të sotëm një peshë të veçantë institucionale dhe na vendos përpara një përgjegjësie që shkon përtej vetë aktit të votimit.

Përpara se të votojmë, besoj se është e dobishme të reflektojmë mbi disa pyetje: Çfarë kemi pritur nga Këshilli? Çfarë kemi marrë prej tij? Çfarë nuk ka funksionuar mirë? E mbi të gjitha, çfarë Këshilli na duhet për të ardhmen? Në këto vite kam folur shpesh për Këshillin e Lartë Gjyqësor. E kam mbështetur kur kam menduar se duhej. E kam vlerësuar për atë që është bërë mirë, por kam qenë edhe kritik kur kam gjykuar se ritmi, vendimmarrja apo rezultatet nuk u përgjigjeshin nevojave të sistemit. Unë besoj se institucionet nuk mbrohen duke heshtur për dobësitë e tyre. Ato mbrohen kur kanë, si kurajon t’i njohin dobësitë, ashtu dhe aftësinë për t’i korrigjuar ato.

KLGJ-ja e ka ushtruar mandatin në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Pasojat e procesit të rivlerësimit, mungesa e gjyqtarëve dhe riorganizimi i hartës gjyqësore i kanë shtuar vështirësitë e emërimeve, ngritjeve në detyrë, transferimeve dhe vlerësimeve. Në periudha të caktuara, gjykatat janë detyruar të përballojnë ngarkesën me kapacitete shumë më të kufizuara se sa u nevojiteshin. Përpjekjet e Këshillit për ta mbajtur sistemin në funksionim në këto kushte meritojnë vlerësim. Po aq e nevojshme është të shohim ku vendimmarrja e tij duhet të jetë më e shpejtë dhe më pranë nevojave të gjykatave.

Tetë vjet pas ngritjes së organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, kemi tashmë përvojën e nevojshme që suksesin të mos e masim vetëm me ngritjen e institucioneve, por me mënyrën se si ato funksionojnë dhe me rezultatet që prodhojnë. Kushtetuta i ka besuar KLGJ-së përgjegjësinë për mirëfunksionimin dhe qeverisjen e pushtetit gjyqësor. Prandaj çështja nuk është sa akte janë miratuar apo sa procedura janë hapur. Çështja më e rëndësishme është: çfarë ka ndryshuar realisht në aftësinë e gjykatave për t’i dhënë qytetarit drejtësi cilësore dhe në kohë? Këtu fillon bilanci i vërtetë. Një gjykatë nuk funksionon vetëm me ligje dhe rregullore. Ajo ka nevojë për gjyqtarë të mjaftueshëm, administratë profesionale, drejtues dhe kancelarë të zgjedhur në kohë, këshilltarë dhe staf mbështetës, teknologji bashkëkohore, siguri, ambiente dinjitoze dhe burime financiare që i përgjigjen funksionit të saj.

Një gjyqtar e ka të vështirë të ndërtojë karrierën normalisht, kur vlerësimi etiko-profesional vonohet përtej çdo kohe të arsyeshme. Administrimi i një gjykate dobësohet, kur pozicionet drejtuese mbeten për vite të paplotësuara. Shpejtësia dhe cilësia e gjykimit cenohen, kur ngarkesa të mëdha përballohen me më pak gjyqtarë dhe më pak personel nga sa kërkon funksionimi normal i sistemit. Një drejtësi e shekullit XXI kërkon teknologji moderne. Dinjiteti i drejtësisë kërkon godina, salla gjykimi dhe kushte pune, që i përgjigjen funksionit që ushtrohet aty. Mbi të gjitha, pavarësia e gjyqësorit kërkon që gjyqtari ta ushtrojë detyrën i lirë nga frika dhe kërcënimi. Pas pak ditësh, më 6 tetor, mbushet një vit nga vrasja, në sallën e gjykimit, gjatë ushtrimit të detyrës, e kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja. Humbja e tij na kërkon të shohim me seriozitet sigurinë në çdo gjykatë: çfarë masash janë marrë, ku ka mangësi dhe kush mban përgjegjësi për t’i kapërcyer ato? Kur siguria e një gjyqtari cenohet për shkak të detyrës, vihet nën presion vetë ushtrimi i drejtësisë.

Prandaj siguria, ashtu si burimet njerëzore, infrastruktura, teknologjia dhe financimi, nuk përbën një kërkesë për komoditetin e gjyqtarëve. Ajo është pjesë e kushteve, që shteti duhet të garantojë që drejtësia të funksionojë. Për këto arsye, vazhdimisht është kërkuar më shumë nga Këshilli, jo sepse ai mund t’i zgjidhë i vetëm të gjitha këto probleme, por sepse një organ qeverisës duhet t’i identifikojë në kohë, t’i bëjë të qarta, të kërkojë burimet e nevojshme, të propozojë zgjidhje dhe të bashkëpunojë me institucionet e tjera derisa të arrihen rezultate konkrete. Detyra e Këshillit nuk është vetëm të trajtojë nevojat e sotme të gjykatave. Ajo kërkon edhe aftësinë për t’i dalluar problemet përpara se ato të shndërrohen në kriza.

Mandati i anëtarëve të Këshillit që zëvendësohen po përfundon. Kjo na jep mundësinë të vlerësojmë me drejtësi punën që ata kanë bërë dhe të nxjerrim mësime nga ajo që nuk ka funksionuar siç duhej. Ata kanë dhënë kontributin e tyre në ushtrimin e përgjegjësive të Këshillit gjatë një periudhe me vështirësi të mëdha për sistemin. Megjithatë, gjykatat kanë pasur nevojë për vendimmarrje më të shpejtë, për më shumë vëmendje ndaj vështirësive të tyre dhe për një Këshill që t’u paraprijë problemeve. Prandaj zgjedhja e sotme nuk është thjesht plotësimi i tri vendeve. Ajo lidhet me mënyrën se si Këshilli do ta ushtrojë përgjegjësinë e tij në vitet që vijnë.

Në këtë zgjedhje, përgjegjësia na takon drejtpërdrejt edhe ne. Tre anëtarët gjyqtarë do t’i zgjedhim vetë. Përmes kësaj zgjedhjeje ushtrojmë vetëqeverisjen e gjyqësorit dhe marrim përgjegjësi për mënyrën si do të funksionojë Këshilli. Kolegët që kanë vendosur të kandidojnë meritojnë respekt për gatishmërinë për të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Në vlerësimin tonë kanë rëndësi aftësia profesionale dhe integriteti, si edhe aftësia për të punuar në një organ kolegjial, për të dëgjuar mendime të ndryshme, për të argumentuar dhe për të marrë vendime të përbashkëta. Që vendimet e Këshillit t’u përgjigjen gjykatave, anëtarët e tij duhet ta njohin nga afër punën e tyre, të dëgjojnë gjyqtarët, drejtuesit dhe administratën, si dhe të kuptojnë kushtet në të cilat ushtrohet çdo ditë funksioni gjyqësor. Pas statistikave janë njerëzit që punojnë në gjykata. Çdo vend vakant shton ngarkesën e gjyqtarëve të tjerë. Çdo vonesë në emërim, ngritje në detyrë apo vlerësim profesional prek edhe funksionimin e gjykatës. Këshilli duhet t’i njohë këto pasoja dhe të veprojë në kohë. Këtë aftësi duhet të kemi parasysh kur të votojmë. Zgjedhja i takon bindjes së lirë të gjithsecilit, ndërsa përgjegjësia për Këshillin që formojmë është e përbashkët.

Të nderuar kolegë, Kjo mbledhje zhvillohet në një moment kur debati publik ka sjellë përsëri në vëmendje marrëdhëniet ndërmjet pushteteve, autoritetin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe garancitë që lidhen me statusin e gjyqtarit. Ky nuk është objekti i mbledhjes së sotme, por nga çdo mosmarrëveshje institucionale duhet të dimë të nxjerrim mësime. Pavarësia e institucioneve nuk provohet kur të gjithë janë dakord. Ajo provohet pikërisht kur lind mosmarrëveshja. Atëherë shihet nëse institucionet dinë të argumentojnë, të mbrojnë kompetencat e tyre, të përdorin mjetet kushtetuese dhe të dialogojnë pa hequr dorë nga parimet.

Kam mbrojtur dhe vazhdoj të mbroj dialogun institucional. Ndarja e pushteteve nuk nënkupton mungesën e dialogut ndërmjet tyre. Dialogu institucional, megjithatë, kërkon më shumë se uljen e palëve në një tryezë. Ai duhet të ketë një objekt të qartë, të respektojë kompetencat e secilit dhe të mbështetet në një bazë juridike të përbashkët. Për mosmarrëveshjen rreth ligjit për pagat e magjistratëve, është Gjykata Kushtetuese që do të vendos përfundimisht. Kushtetuta nuk negociohet. As gjykimi kushtetues nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu. Vendimi që do të merret duhet të respektohet dhe të zbatohet.

Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të qartë edhe për objektin e tryezës së konsultimit, në të cilën Kryeministri ka ftuar të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, të gjykatave dhe të prokurorive të Republikës. Objekti i saj është politika e pagave në sistemin e drejtësisë dhe mekanizmi për përcaktimin e tyre. Pikërisht për këtë çështje qëndrimi ynë duhet të jetë i qartë. Për sa kohë ligji dhe pretendimet kushtetuese të ngritura ndaj tij janë në shqyrtim përpara Gjykatës Kushtetuese, themeli juridik i kësaj mosmarrëveshjeje nuk mund të negociohet në një tryezë tjetër. Nuk mund të negociohet kuptimi i Kushtetutës, fuqia detyruese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe as të paraprihet ajo që mund të vendoset prej saj.

Kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllim derën e dialogut. Ato që mendojmë, ato që diskutojmë ndërmjet nesh dhe ato që kemi bërë publike duhet të kemi gatishmërinë t’i themi drejtpërdrejt në çdo tryezë. Prania në tryezë nuk do të thotë heqje dorë nga qëndrimet tona dhe as pranim i premisave të palës tjetër. Dialogu nuk është nënshtrim. Ai është mënyra institucionale për të mbrojtur qëndrimin me argumente, për të dëgjuar mendimin ndryshe dhe për të kërkuar hapësirën e bashkëpunimit që Kushtetuta lejon.

Ne duhet të jemi po aq të qartë edhe për kufijtë e këtij dialogu. Ai nuk mund të nisë dhe të përfundojë te paga. Çështja e pagave është e rëndësishme, sepse prek drejtpërdrejt një nga garancitë e pavarësisë së gjyqësorit, por ajo nuk përmbledh problemet e drejtësisë shqiptare. Një dialog serioz ndërmjet pushteteve duhet të shkojë përtej mosmarrëveshjes së momentit dhe të përballet me çështjet që përcaktojnë në mënyrë reale aftësinë e sistemit për të dhënë drejtësi.

Sot vendit i duhet një “Tryezë për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, i duhet një proces institucional me vështrim afatgjatë, ku secili pushtet të marrë përgjegjësi për çështjet që i përkasin dhe ku bashkëpunimi të çojë në zgjidhje konkrete. Prandaj, dialogu nuk duhet të mbetet vetëm te paga. Është koha t’u japim përgjigje çështjeve që përcaktojnë funksionimin e drejtësisë: sa gjyqtarë dhe prokurorë i duhen Shqipërisë, si do të plotësohen vendet vakante, si do të ulet stoku i çështjeve dhe kohëzgjatja e proceseve? Duhet të përcaktojmë çfarë administrate, teknologjie, infrastrukture dhe sigurie u duhen gjykatave dhe si do të financohen këto nevoja në mënyrë të qëndrueshme. Për këtë duhen një rend pune konkret, përgjegjësi të qarta dhe vendime të zbatueshme.

Asnjë institucion nuk mund t’u përgjigjet i vetëm këtyre nevojave. KLGJ-ja duhet t’i njohë vështirësitë e gjykatave, t’i paraqesë qartë dhe të propozojë zgjidhje. Institucionet e tjera duhet të përmbushin përgjegjësitë që u takojnë. Bashkëpunimi mes tyre është i domosdoshëm dhe duhet të zhvillohet duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit. Pushtetet janë të ndara, por shteti është një. Edhe qytetari është i njëjti. Për të, ndarja e kompetencave dhe e përgjegjësive buxhetore ndërmjet institucioneve nuk mund të shërbejë si shpjegim për vonesën e drejtësisë. Ai pret që çështja e tij të gjykohet në kohë, me cilësi dhe me dinjitet. Për këtë duhet të shërbejë dialogu, që çdo pushtet të përmbushë detyrën e vet dhe që pushtetet, së bashku, të krijojnë kushtet që drejtësia të funksionojë.

Të nderuar kolegë, Përgjegjësia ndaj qytetarit kërkon që edhe ne ta qeverisim mirë gjyqësorin. Sot kemi mundësinë të ndikojmë drejtpërdrejt në këtë drejtim, duke zgjedhur tre anëtarët gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas pak do të dëgjojmë kandidatët. Secili meriton të vlerësohet për përvojën, gjykimin dhe idetë që sjell. Vota e secilit është personale dhe e fshehtë. Le ta japim lirisht, duke vlerësuar cilët kandidatë mund t’i njohin nga afër nevojat e gjykatave dhe të marrin vendime që u përgjigjen atyre.

Vendimet e Këshillit do të ndikojnë në punën e gjykatave dhe, përmes saj, në mundësinë e qytetarëve për të marrë drejtësi. Për këtë arsye, zgjedhja e sotme nuk përfundon me shpalljen e rezultatit. Të zgjedhurit duhet ta përligjin besimin e marrë me punën e tyre. Ne duhet ta ndjekim atë punë me të njëjtën ndershmëri me të cilën bëjmë sot zgjedhjen. T’i mbështesim vendimet e mira dhe të kërkojmë përmirësim aty ku Këshilli nuk u përgjigjet nevojave të gjykatave. Sot vota është e secilit prej nesh. Përgjegjësia për mënyrën si do të qeveriset gjyqësori është e të gjithëve. Ju faleminderit!

sokol sadushi

Sondazh

Poll

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës