LIVE UPDATES
Politike

“TIMAK Defence” dhe KAYO në qendër të denoncimit të PD: Thesari pagoi 8.6 mln lekë, si u lëshua fatura para procedurës?

Gjatë deklaratës, Vangjeli publikoi një kronologji dokumentesh që, sipas saj, tregon se fatura është lëshuar përpara urdhrit për zhvillimin e procedurës dhe përpara lidhjes së kontratës.

25 Shtator 2026, 10:31 Nga E. D

“TIMAK Defence” dhe KAYO në qendër të denoncimit

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar një tjetrë skandal qeveritar me pagesat për TIMAK Defence. Duke folur në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ngre pikëpyetje lidhur me një pagesë prej 8.6 milionë lekësh ndaj kompanisë “TIMAK Defence”, duke pretenduar se dokumentet e procedurës janë hartuar pas lëshimit të faturës.

Gjatë deklaratës, Vangjeli publikoi një kronologji dokumentesh që, sipas saj, tregon se fatura është lëshuar përpara urdhrit për zhvillimin e procedurës dhe përpara lidhjes së kontratës. Sipas dokumenteve të publikuara nga PD, më 8 korrik 2026 “TIMAK Defence” ka lëshuar faturën nr. 83/2026. Më 22 korrik është nxjerrë urdhri nr. 3419/6 për zhvillimin e procedurës, ndërsa më 6 gusht është lidhur kontrata nr. 3419/8.

Më 18 gusht 2026, sipas deklaratës, Thesari i ka paguar kompanisë 8.641.296 lekë si parapagim për blerjen e automjeteve për IKMT.  PD pretendon se kjo kronologji ngre pikëpyetje mbi mënyrën e ndjekjes së procedurës, pasi fatura është lëshuar 14 ditë përpara urdhrit për zhvillimin e saj dhe 29 ditë përpara lidhjes së kontratës.

Partia Demokratike ngre gjithashtu pyetje mbi përdorimin e VKM-së nr. 638, datë 5 nëntor 2025, si referencë për pagesën dhe kërkon sqarime mbi marrëdhëniet e kompanisë “TIMAK Defence” me KAYO-n.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli

‘TIMAK DEFENCE’: Kur fatura vjen para procedurës dhe kontrata vjen më pas.

Një tjetër rast që kërkon përgjigje.

Përfituesi është ‘TIMAK Defence’, partneri i KAYO-s. Për pagesën përdoret si referencë edhe VKM nr. 638, datë 05.11.2025.

Kronologjia e dokumenteve është e qartë:

8 korrik 2026-’TIMAK Defence’ lëshon faturën nr. 83/2026.

22 korrik 2026-del urdhri nr. 3419/6 për zhvillimin e procedurës.

6 gusht 2026-lidhet kontrata nr. 3419/8.

18 gusht 2026-Thesari i paguan ‘TIMAK Defence’ 8.641.296 lekë, si parapagim për blerje automjetesh për IKMT.

Pra, fatura është lëshuar 14 ditë përpara urdhrit të procedurës dhe 29 ditë përpara kontratës!

Pyetje?

Si mund të faturohet një kontratë përpara se të urdhërohet procedura dhe përpara se të ekzistojë kontrata?

A po përdoret VKM-ja si mburojë ligjore për t’i çuar fondet publike një kompanie të lidhur me KAYO-n?

Sepse rendi normal është:

procedura→kontrata→fatura→pagesa.

Këtu dokumentet tregojnë:

fatura→procedura→kontrata→pagesa.

Kush e kishte sigurinë se kontrata do të lidhej, kur fatura ishte lëshuar ende pa dalë urdhri për procedurën?

Kjo është ajo që Ministria e Brendshme duhet t’u shpjegojë shqiptarëve.

Faturat nuk mund të paraprijnë procedurat.

Kontratat nuk mund të justifikojnë retroaktivisht faturat.

Paratë publike nuk mund të shpërndahen pa transparencë.

Dokumentet janë aty. Tani presim përgjigjet./Dosja.al

partia demokratike genta vangjeli

Sondazh

Poll

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës