Nikolloski: Linja direkte Shkup-Dubai do të nisë në mars 2027

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur se fluturimet direkte mes Shkupit dhe Dubait pritet të nisin në mars të vitit 2027. Linja është dakorduar dhe do të operohet nga kompania ajrore “Flydubai”.

Të lidhura

None found

Shërbimi i ri ajror do të vihet në funksion me nisjen e sezonit veror të fluturimeve në mars 2027. Sipas Nikolloskit, kjo lidhje do të ndikojë në shtimin e turistëve, si dhe në forcimin e marrëdhënieve të biznesit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Marrëveshja tashmë është arritur dhe ‘Flydubai’ do të nisë fluturimet direkte nga Dubai drejt Shkupit në mars të vitit 2027”, deklaroi Nikolloski në Kuvend, pas takimit me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Dubai ishte identifikuar më herët si një prej destinacioneve të reja direkte nga Aeroporti i Shkupit, krahas Barcelonës, Lionit dhe Shtutgartit.

Ndërkohë, autoritetet po negociojnë edhe për hapjen e një linje direkte nga Ohri drejt njërit prej aeroporteve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Abu Dhabi dhe Sharjah janë dy alternativat që po shqyrtohen, por deri tani nuk ka një marrëveshje përfundimtare.

Ministri theksoi se zgjerimi i fluturimeve është pjesë e një plani më të gjerë për lidhjen e dy aeroporteve të Maqedonisë me destinacione ndërkombëtare, me synim tërheqjen e turistëve gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në sezonin kryesor veror.


Shtuar më 25.09.2026 10:38

Quantcast
sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel