Moti ‘përmbys’ planet e pushuesve, shiu dhe era boshatisin Lungomaren në Vlorë

25/09/2026 10:41

Shiu dhe era kapin të papërgatitur pushuesit në Vlorë, zbrazin plazhet e Lungomares dhe sjellin një tjetër atmosferë në qytet.

Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë ulur ndjeshëm temperaturat, duke larguar pushuesit nga bregdeti dhe duke ndryshuar pamjen e Lungomares.

Pas gati katër muajsh me temperatura të larta dhe mot të thatë, Vlora është përfshirë nga reshjet e shiut, duke sjellë edhe një tjetër atmosferë në qytet. Plazhet, që deri dje ishin të mbushura me pushues , tashmë janë boshatisur për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të motit.

Era dhe temperaturat më të ulëta kanë rikthyer reshjet në Vlorë, duke shënuar një ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike pas një periudhe të gjatë vere.

Top Channel