Kryeministri në Nju Jork: Paqja, kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në edicionin e tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave në Nju Jork.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo platformë tregon se paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur.

“Dua të them se është një nder dhe privilegj i vërtetë t’ju bashkohem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin se paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh; dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët.

Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin, dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe zbatojë”, theksoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?