Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E rëndë në Itali/ 51-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit

    Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

    Plagosja në Lezhë/ Kamerat e sigurisë zbardhin konfliktin, autorët u larguan me makinë, shpallen në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » E rëndë në Itali/ 51-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit
    Aktualitet

    E rëndë në Itali/ 51-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit

    September 25, 2026
    E rëndë në Itali/ 51-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Padova të Italisë, ku një 51-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një kantier ndërtimi, ku po kryheshin punime rinovimi.

    Viktima është identifikuar si Altin Kokici, pronar i një kompanie për ndërtime muresh në Sossano, në provincën e Vicencës.

    Sipas mediave italiane, 51-vjeçari dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit në godinë, duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

    Trupi i tij u gjet gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, pasi familjarët kishin dhënë alarmin për zhdukjen e tij. Ata kishin vënë re se burri nuk ishte dëgjuar që prej orëve të pasdites dhe, përmes vendndodhjes së telefonit, kishin konstatuar se ai vijonte të ishte në zonën e kantierit. 

    Furgoni i 51-vjeçarit ishte parkuar pranë ndërtesës, me bagazhin ende të hapur, çka shtoi shqetësimin e familjarëve.

    Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët e Shtabit të Policisë së Padovës hynë në godinë dhe tentuan të kontaktonin me telefon viktimën. Sinjali i celularit i çoi ata drejt hapësirës së ashensorit, ku gjetën trupin e pajetë të shqiptarit.

    Në vendngjarje mbërritën gjithashtu ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit.

    Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident në kantier.

    51-vjeçari shqiptar aksident në Itali aksident në kantier aksident në punë aksident tragjik aksidente në punë aktualitet autoritetet italiane emigrantë shqiptarë hapësira e ashensorit hetim në Itali humbje jete i pajetë në kantier itali kantier ndërtimi kronika e zezë lajme nga Italia lajme Shqipëri ngjarje kriminale ngjarje tragjike policia italiane punëtor ndërtimi punëtor shqiptar rënie në ashensor shqiptar në Itali shqiptarët në Itali vdekje në kantier
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E rëndë në Itali/ 51-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit

    September 25, 2026

    Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

    September 25, 2026

    Plagosja në Lezhë/ Kamerat e sigurisë zbardhin konfliktin, autorët u larguan me makinë, shpallen në kërkim

    September 25, 2026

    Arrestohen 2 persona në Lushnjë për shitje kokaine, sekuestrohet drogë dhe municion luftarak

    September 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.