E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina del nga rruga dhe përplaset me një mjet të parkuar e më pas me pemën, burrë e grua në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pranë rrethrrotullimit të Grabianit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mjet të parkuar dhe më pas me një pemë, në afërsi të një karburanti.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët ndodheshin në automjet. Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit Gjolek Saka dhe Diana Saka ndodhen në gjendje të rëndë.

Për nxjerrjen e njërit prej të plagosurve nga makina është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Me anë të mjeteve prerëse, zjarrfikësit kanë çmontuar pjesë të automjetit për të bërë të mundur nxjerrjen e personit të bllokuar.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës. Ende nuk bëhen të ditur identitetet e tyre.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.