Aksident me dy të plagosur rëndë në Lushnje

Nga Çaku Tafa
25 Shtator 2026, 10:50 | Kronikë

Aksident me dy të plagosur rëndë në Lushnje

Një aksident ka ndodhur pranë rrethrrotullimit Grabian.

Makina ka dalë nga rruga dhe përplaset me një mjet të parkuar dhe pemën pranë një karburanti.

Dy të plagosur rëndë, një burrë dhe një grua, shkruan A2.

Për të nxjerrë shoferin nga makina është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëse, të cilët me mjetet prerëse hoqën dyert e makinës.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos