Premtime nga Tirana, por heshtje nga Brukseli dhe fermerët që vazhdojnë të presin. IPARD III, programi që duhet të sjellë miliona euro mbështetje europiane për bujqësinë shqiptare, ende nuk ka një datë zyrtare nisjeje.
Eduard Sharka, Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në Partinë Demokratike në një intervistë për “Kafe Shqeto’është skeptik dhe nuk beson se BE do të shpërndajë fonde pa hetuar abuzimet.
"Unë besoj që deti i Bashkimit Europian nuk është bërë kos akoma që të rishpërndahen fonde të Bashkimit Europian pas gjetjeve të zyrës OLAF dhe po nuk u doli përgjegjësia dhe po nuk u kthyen fondet e IPARD II-shit që konsiderohen të shpërndara keq apo të abuzuara nga zyra OLAF.
Duhet ta dinë fermerët shqiptarë – unë besoj që qeveria e di, po nuk i intereson ta thotë – që gjetjet e zyrës OLAF janë bazuar në disa denoncime. Disa janë denoncime të qytetarëve shqiptarë, por ka dhe denoncime të furnitorëve europianë që furnizojnë me teknologji tregun. Dhe duhet të keni konsideratë që ata janë marrë në telefon nga Shqipëria dhe është thënë që "ne duam një makineri sepse po financohemi nga fondet IPARD, por ne duam t'u japim 5 lekë dhe faturën ta bëni prej 10 lekë.
Në moment që ato nuk kanë rënë dakord për këtë sepse janë kompani serioze, janë furnizuar diku tjetër këto dhe ata kanë njoftuar zyrën OLAF për këtë fenomen.
Pastaj kemi një nga gjetjet kryesore të zyrës OLAF është fatura e konsulencës të këtyre të disa zyrave që tregoheshin me gisht nga punonjës, nga drejtuesit e AZHBR-së dhe i thonë fermerëve se ajo zyrë e merr atë financimin.
Që kanë fatura me 20%. imagjinoni një një grant 500.000 euro dhe 20% i donte ajo zyra e konsulencës që të garantonte përfitimin e projektit tënd apo të fondeve IPARD. Dhe këto janë fakte shumë të rënda që nuk i gëlltit dot njeri kollaj.
Imagjinoni sikur këto të kenë shkruajtur që ne do fusim Shërbimin Secret Shqiptar që të jetë pjesë e monitorimit të shpërndarjes së fondit europian për të shmangur abuzimet mbas skandalit që ndodhi. Edhe kjo kartë u ka rënë edhe kështu që unë besoj që drejtoria e zgjerimit që është duke u marrë me dosjen që ka çuar qeveria shqiptare edhe Komisioni Europian duan prova të forta, prova të qëndrueshme që të riakreditojnë këto sisteme. Por unë besoj, edhe më vjen keq për këtë që e them, por sa të jetë kjo qeveri edhe këto drejtues institucionesh, dhe ky mekanizëm që çdo ditë diskreditohet edhe në sytë e Bashkimit Europian, edhe në sytë e qytetarëve të gjithë botës – protesta, skandale të përditshme – ne nuk do kemi më financime. Fermerët nuk do kenë më financime nga Bashkimi Europian sado deadline të vendosin ministrat, sado të mundohen të gjejnë një marrëveshje politike me Marta Kos, me funksionarë të tjerë atje.
Bashkimi Europian ka akoma nëpunës publikë dhe funksionarë që respektojnë parimet dhe respektojnë taksat e qytetarëve të tyre dhe nuk kanë për të lejuar që të shkojnë në dorë të abuzuesve, siç janë sot drejtuesit
Imagjinoni ish-ministrin, ish-drejtoreshën e AZHBR-së që ka qenë në kohën që Bashkimi Europian, zyra OLAF, ka gjetur këto shkelje që kërkon rikthimin e 33 milionë eurove, kryeministri e ka marrë këshilltare. Si duket i pëlqeu mënyra se si punonte, sepse nuk është pak të vjedhësh fondet e Bashkimit Europian. Besoj që është kulmi i specializimit për të abuzuar me fondet publike. Imagjino buxhetin tonë çfarë i kanë bërë dhe çfarë i bëjnë këto mostra" tha Sharka për 'Kafe Shqeto'
© SYRI.net