Lirohet nga burgu ish-drejtoresha e Postës Durrës, gjykata e lë në “arrest shtëpie”
Gjykata e Durrësit ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës Elisabeta Mataj.
Mataj ndodhej në paraburgim prej muajit korrik, nën hetim për dyshimet mbi përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pensionet në degët e Postës në Shijak dhe Krujë.
Sipas informacionit për vendimin e ri, gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të hetimit kanë ndryshuar rrethat, duke zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Ndryshimi i masës nuk nënkupton pushimin e hetimeve dhe as shpalljen e pafajësisë së të hetuarës.
Përgjegjësia penale do të përcaktohet në përfundim të procesit gjyqësor.
Elisabeta Mataj është një nga tre zyrtaret e Postës së Durrësit të përfshira në hetim.
Në korrik, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana u lanë që në fillim në “arrest në shtëpi”.
Hetimet për mungesën e rreth 69 milionë lekëve vijojnë.
Pagat e magjistratëve, Sadushi: Vendimin përfundimtar e merr Gjykata Kushtetuese
Rama në Këshillin Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik
Zbardhen prapaskenat e darkës Trump-Xi në Shtëpinë e Bardhë, emrat e fuqishëm që u ulën në të njëjtën tryezë
- 11:00 Meloni njofton ndalimin e burkës në shkollat italiane
- 10:47 Deputeti i PDK-së bën thirrje: Të lëmë zgjedhjet dhe të fokusohemi te Haga
- 10:42 Mali i Zi vendos viza për shtetasit nga Rusia, Bjellorusia dhe Turqia
- 10:35 Pagat e magjistratëve, Sadushi: Vendimin përfundimtar e merr Gjykata Kushtetuese
- 10:22 Shpallen në kërkim babë e bir për plagosjen me armë një ditë më parë në Lezhë
- 10:20 Rama në Këshillin Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik