
Një sherr banal i ndodhur gjatë qarkullimit në një rrugë të Durrësit, është bërë viral në rrjetet sociale. Pamjet tregojnë një drejtues makine që zbret nga automjeti dhe godet me shpullë një person që drejtonte motorin pasi ky i fundit e ofendoi.
Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi duke e ripostuar videon shkruan se personi me motor është shefi i komisariatit të Krujës Elton Shahini i cili ka qenë më parë shef i komisariatit nr.1 në Tiranë.
“Kur rrifet ne mes te rruges nje shef komisariati vaj medet çfar sigurie do te ofroj kjo polici per qytetarët. Dhe jo vetëm e ka rrah por nuk e ka lene të bej as denoncim si duket.
Bela e madhe kur je i emeruar e i promovuar nga klane te pista apo bota e krimit edhe te rrahin edhe nuk te len te “ qash”- shkruan Murrizi mes të tjerash.
Postimi i plotë:
Kjo vd tregon se ku eshte katandisur Shteti
Ky me motorr qe e rrahin ne mes te rruges ne Durres para nje muaji si gomarin ne duhan eshte shefi i komisariatit Kruj Elton Shahini dhe ish shef i komisariatit Nr 1 ne Tiran
Ky qe e rreh si duket duhet te kete te “ drejte” se ndoshta i ka zene rrugen ose mund ta kete “ vartes” nese ky qe e rreh eshte pjes e “ strukturave” qe e kane emeruar
Ndoshta eshte edhe oficer i SHISH te Trendafiles Vlora Hyseni dhe ka mar “ urdher” qe tja fiki “ radarin” shefit te komisariatit te Krujes
Ehhhh ku jemi katandisur
Kur rrifet ne mes te rruges nje shef komisariati vaj medet çfar sigurie do te ofroj kjo polici per qytetarët. Dhe jo vetëm e ka rrah por nuk e ka lene të bej as denoncim si duket.
Bela e madhe kur je i emeruar e i promovuar nga klane te pista apo bota e krimit edhe te rrahin edhe nuk te len te “ qash”
Me siguri SHISH i Durresit duhet te ket “ bere” raport per kete ngjarje “ argetuese” per Qytetaret qe ishin te pranishem aty ne kete moment “ pikant”. Versus.al

