FIFA vlerëson modelin e Kosovës për zhvillimin e talenteve, flet Sanije Krasniqi

FIFA ka sjellë në vëmendje përmes një interviste të posaçme punën e Sanije Krasniqit, Drejtoreshës së Edukimit të Trajnerëve në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe udhëheqëses së FIFA Talent Academy për Kosovën. Intervista fokusohet te përpjekjet e vendit për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm dhe afatgjatë për formimin e futbollistëve të rinj.

Të lidhura

None found

Materiali, i publikuar nga FIFA Training Centre më 24 shtator, trajton rëndësinë e bashkëpunimit, ndarjes së njohurive dhe krijimit të një rruge të qartë për zhvillimin e talenteve kosovarë.

Krasniqi e cilëson hapjen e FIFA Talent Academy në vitin 2026 si një etapë me rëndësi, por nënvizon se ky është vetëm hapi i parë i një procesi që pritet të zgjasë shumë më tepër.

“Dua të sigurohem që njohuritë dhe metodologjia që marrim përmes bashkëpunimit me FIFA-n të shpërndahen përtej Akademisë, në mënyrë që projekti të ketë ndikim më të gjerë në zhvillimin e futbollit në Kosovë”, ka thënë Krasniqi për FIFA Training Centre.

Akademia e Talenteve u përfundua në një kohë rekord

Një element që FIFA e veçon në shkrim është shpejtësia me të cilën Kosova e realizoi këtë iniciativë.

FIFA Talent Academy në Kosovë u lansua në shtator të vitit 2026, vetëm nëntë muaj pas nisjes së projektit.

FIFA bën të ditur se ky ishte përfundimi më i shpejtë i këtij procesi nga një federatë, pasi projekte të ngjashme zakonisht kërkojnë rreth dy vjet.

Aktualisht, Akademia ka në përbërje 40 futbollistë të grupmoshës U-14, përkatësisht 20 djem dhe 20 vajza. Megjithatë, sipas Krasniqit, vlera e projektit nuk duhet të përcaktohet vetëm nga numri i lojtarëve të zbuluar.

Qëllimi kryesor është t’u ofrohet këtyre futbollistëve një itinerar i qartë zhvillimi, i cili më vonë mund t’i drejtojë ata drejt ekipeve kombëtare të grupmoshave dhe ekipit përfaqësues A.

Paralelisht, projekti synon të përmirësojë kushtet ku zhvillohen lojtarët dhe të kontribuojë në rritjen e nivelit të trajnerëve.

Objektivi shkon përtej vetë Akademisë

Në qendër të mesazhit të intervistës qëndron ideja se përvoja dhe njohuritë e fituara nga FIFA Talent Academy duhet të shtrihen përtej këtij projekti.

Krasniqi shpjegon se synimi i ardhshëm është integrimi i Akademisë në sistemin e përgjithshëm të zhvillimit të talenteve në Kosovë. Ky sistem përfshin zbulimin e lojtarëve, përparimin e tyre individual, formimin e trajnerëve dhe forcimin e bashkëpunimit mes Akademisë, klubeve dhe ekipeve kombëtare.

“Një tjetër kriter i rëndësishëm i suksesit është nëse njohuritë dhe metodologjia e projektit bëhen pjesë e federatës dhe ndahen me trajnerët dhe klubet”, ka deklaruar ajo.

Për Krasniqin, një rezultat i vërtetë nuk do të ishte vetëm nxjerrja e disa lojtarëve të talentuar, por edhe ngritja e standardeve të përgjithshme për zhvillimin e talenteve në Kosovë.

Roli koordinues i Krasniqit në futbollin kosovar

FIFA e paraqet Sanije Krasniqin si një figurë që lidh sektorë të ndryshëm të futbollit në Kosovë.

Puna e saj konsiston në ndërthurjen e zhvillimit të talenteve me edukimin e trajnerëve, klubet dhe ekipet kombëtare. Në këtë drejtim, ajo bashkëpunon me FIFA-n, trajnerin e Akademisë, drejtuesit teknikë të FFK-së, trajnerët lokalë dhe aktorë të tjerë të futbollit.

“E shoh rolin tim si ndihmë për të ndërtuar një rrugë të qëndrueshme për lojtarët e rinj të talentuar në Kosovë, duke siguruar që njohuritë, metodologjia dhe mundësitë e krijuara përmes FIFA Talent Development Scheme të kenë ndikim afatgjatë në sistemin tonë të futbollit”, ka thënë Krasniqi.

Përvoja nga FIFA Technical Leadership Diploma

Gjatë intervistës trajtohet edhe përvoja e Krasniqit në FIFA Technical Leadership Diploma, program që u dedikohet drejtuesve teknikë të futbollit nga vende të ndryshme të botës.

Ajo tregon se ky program ka ndikuar në forcimin e aftësive të saj në lidership, në bashkëpunimin me palë të ndryshme dhe në procesin e marrjes së vendimeve. Megjithatë, si elementin më të rëndësishëm ajo e veçon shkëmbimin e përvojave me drejtues të tjerë teknikë.

Sipas Krasniqit, prezantimet dhe modelet e FIFA Talent Academy nga federatat e tjera i dhanë shtysë për të shqyrtuar mundësinë e zbatimit të një nisme të tillë edhe në Kosovë.

“Për mua, ky është një shembull i shkëlqyer se si mësimet nga FIFA Technical Leadership Diploma mund të aplikohen drejtpërdrejt në punën tonë të përditshme dhe të krijojnë ndikim real”, ka deklaruar Krasniqi.

Përmes kësaj interviste, FIFA e rendit Kosovën ndër shembujt ku zhvillimi i talenteve po ndërtohet si një proces afatgjatë. Në këtë model, krahas identifikimit të futbollistëve, synohet krijimi i një sistemi që bashkon akademitë, klubet, trajnerët dhe ekipet kombëtare.


Shtuar më 25.09.2026 11:10

Quantcast
sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel