Raphinha: Flick më ndryshoi mentalitetin, Yamal duhet të fitojë Topin e Artë

Raphinha: Flick më ndryshoi mentalitetin, Yamal duhet të fitojë Topin e Artë

10:12, 25/09/2026

Raphinha ka vlerësuar maksimalisht ndikimin e Hansi Flick në karrierën e tij te Barcelona, duke zbuluar se trajneri gjerman e bindi të ndryshonte vendimin për t’u larguar nga klubi katalanas.

“Flick-ut i detyrohem gjithçka. Ai më ndryshoi mentalitetin”, u shpreh sulmuesi brazilian në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

Raphinha tregoi se kur Flick mbërriti në Barcelonë, ai ishte praktikisht me mendje jashtë klubit dhe e kishte vendosur të largohej. Megjithatë, trajneri gjerman e kontaktoi dhe i kërkoi të mos merrte një vendim të menjëhershëm.

“Kur ai erdhi, unë isha me mendjen jashtë klubit. Isha i bindur se do të largohesha. Ai më telefonoi dhe më tha të prisja përpara se të vendosja, sepse donte të fliste personalisht me mua. Ajo bisedë ishte vendimtare. Më dha besim dhe më bëri të shihja te vetja gjëra që nuk i kisha parë më parë”, rrëfeu Raphinha.

Braziliani foli edhe për Lamine Yamal dhe garën për “Topin e Artë”. Për Raphinha-n, talenti spanjoll është kandidati kryesor për çmimin prestigjioz.

“Për mua, Lamine Yamal është kandidati numër një për të fituar. Ai krijon magji në fushë, ka karizëm dhe personalitet. Përveç golave, asistimeve dhe trofeve, është një lojtar spektakolar dhe këtë e tregon si me Barcelonën, ashtu edhe me kombëtaren spanjolle”, deklaroi ai.

Raphinha vlerësoi gjithashtu filozofinë e akademisë së Barcelonës, duke theksuar se lojtarët e rinj janë të përgatitur që në momentin kur ngjiten në ekipin e parë.

“Te Barcelona, të rinjtë rriten shumë mirë nga ana futbollistike, duke ndjekur një filozofi që për mua është unike në botë. Ata kanë ide të qarta dhe kur arrijnë në ekipin e parë, e dinë tashmë se çfarë duhet të bëjnë. Fakti që tetë lojtarë të Barcelonës janë pjesë e kombëtares spanjolle e bën gjithçka edhe më natyrale dhe e lehtëson përshtatjen dhe punën”, përfundoi Raphinha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco