Interi gjeneron të ardhura rekord, 518 milionë euro brenda një sezoni

Bordi drejtues i Interit ka miratuar bilancin financiar për sezonin 2025/26, me klubin zikaltër që ka regjistruar rezultate pozitive edhe në aspektin ekonomik.

Sipas bilancit të miratuar, Interi ka gjeneruar 518 milionë euro të ardhura, shifra e dytë më e lartë në historinë e klubit. Rekordi mbetet ai i sezonit të kaluar, kur të ardhurat arritën në 567 milionë euro.

Klubi italian e ka mbyllur sezonin me 22.7 milionë euro fitim neto, ndërsa një faktor i rëndësishëm ka qenë ulja e kostove të prodhimit me rreth 20 milionë euro, ose 4 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe të ardhurat nga aktiviteti komercial kanë shënuar rritje. Ato janë rritur me 7 për qind, me kontribut të rëndësishëm nga shitja e produkteve të klubit dhe partneriteti me Fanatics.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, të ardhurat nga transferimet e lojtarëve janë rritur me 11 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Një tjetër element pozitiv në bilanc është ulja e ndjeshme e kostove financiare. Pas rifinancimit të përfunduar në fund të sezonit të kaluar, këto kosto janë përgjysmuar, me një reduktim prej rreth 19 milionë eurosh.

Përmirësim është regjistruar edhe në kapitalin neto të grupit. Ai ka kaluar nga, 12 milionë euro në +10.4 milionë euro, duke shënuar një tjetër tregues të përmirësimit të gjendjes financiare të klubit.

Interi ka vijuar gjithashtu investimet në infrastrukturë, veçanërisht në qendrat stërvitore në Appiano Gentile dhe Interello.

Për sezonin 2026/27, skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu synon të jetë konkurruese në të gjitha kompeticionet italiane dhe evropiane, ndërsa klubi vazhdon të konsolidojë pozicionin e tij si në fushën sportive, ashtu edhe në atë financiar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?