Partia Demokratike akuzon Qeverinë se ka paguar mbi 8.5 milionë lekë kompaninë Timak Defence për furnizimin me automjete për IKMT, pa u kryer procedura e tenderit dhe para se të lidhej kontrata për këtë shërbim. Sipas PD, procedura e ndjekur në këtë rast është e kundërta e procedurës ligjore dhe opozita kërkon përgjigje nga autoritetet përgjegjëse dhe thesari i shtetit.