web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Maks Haxhia rrezikon burgun/ Ka marrë “peng” GJKKO-në

25 Shtator 2026, 11:14, Aktualitet CNA

Maks Haxhia rrezikon burgun/ Ka marrë “peng” GJKKO-në

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, po luan skenarë për marrjen “peng” të GJKKO-së, kjo për shkak të klientëve të tij.

Gjithçka duket të jetë e qartë në skemën për të shtyrë procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj. 

Maks Haxhia ka vendosur të bëjë bojkot, vetëm në Shkallën e Parë të GJKKO-së, duke e vendosur këtë në një mbledhje formale të Dhomës së Avokatisë, të cilën e ka kthyer në hanin e tij personal për t’u pasuruar dhe për t’i shërbyer Erion Veliajt.

Me zhvillimet e ditëve të fundit, Maks Haxhia rrezikon burgun.

Sipas nenit 264 të Kodit Penal, Maks Haxhia rrezikon të ndëshkohet me gjobë ose me burg deri në tre muaj, kjo për shkak të pengmarrjes që i ka bërë Dhomës së Avokatisë.

Sipas nenit 264 të Kodit Penal theksohet: “Detyrimi i punonjësit që kundër vullnetit të marrë apo të mos marrë pjesë në grevë ose krijimi i pengesave dhe vështirësive për të vazhduar punën kur punonjësi dëshiron të punojë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj”.

Maks Haxhia rrezikon burgun/ Ka marrë “peng” GJKKO-në
Neni 264, Kodi Penal

Kjo shkelje është kryer nga Maks Haxhia me urdhrin për bojkot për avokatët, që këta të fundit të mos marrin pjesë në seancat gjyqësore me justifikimin dhe pretendimin se janë kundër rregullores së re të GJKKO-së për mosmbajtjen e telefonave celularë në seancat gjyqësore, është vërtetuar në seancën gjyqësore ndaj ish-Presidentit Ilir Meta.

Maks Haxhia duhet të merret nën akuzë nga SPAK-u për këtë vepër penale, pasi në seancën e 24 shtatorit, avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Bujar Musta, ka deklaruar se ndihej i kërcënuar se Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë dy vendime për bojkotin e seancave dhe se rrezikon heqjen e licencës nëse thyen bojkotin.

Për këtë vepër Maks Haxhia rrezikon gjobën ose burgun për tre muaj, sipas nenit 264 të Kodit Penal. Ky nuk është thjesht një rast gjobe, por një rast i marrjes peng të drejtësisë për një çështje që s’ka lidhje me avokatët, pasi me këta të fundit nuk ka ndodhur asnjë problematikë apo ndonjë shkelje e të drejtave, shumë prej tyre kërkojnë të zhvillojnë proceset gjyqësore, por vendimi i Maksit dhe kërcënimi me heqjen e licencës.

I gjithë debati ka lindur pas një publikimi të një rregulloreje në GJKKO ku theksohet mosmbajtja e aparatit celular në sallën e gjyqit.

Kjo, jo për të penguar komunikimin, por për të vendosur një standard si në vendet e BE-së, që të mos nxjerrin Haxhia dhe kolegët e tij foto të të pandehurve pas kafazit apo materiale që dëmtojnë procesin gjyqësor, por edhe imazhin e të pandehurve dhe mbrojtjen e privatësisë së tyre.

Maks Haxhia ka marrë “peng” vetëm GJKKO-në, pasi nuk ka përplasje brenda institucioneve të drejtësisë dhe me avokatët, por një përplasje e shpikur nga Maksi që kërkon të ketë telefonin celular për të bërë fotografi e për të prodhuar lajme, për të intimiduar dëshmitarët gjatë proceseve gjyqësore apo për të hedhur në erë seanca të caktuara.

Në themel qëndron procesi gjyqësor ndaj Veliajt ku vetë Maks Haxhia është avokat i Ajola Xoxës dhe pjesë e skenarëve për të shtyrë pafundësisht seancat gjyqësore që të mos zhvillohet procesi dhe për këtë kanë shpikur edhe bojkotin e GJKKO-së./ CNA





Lajmet e fundit nga