Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është vendosur përballë pyetjeve pikante të moderatoreve.
I pyetur se kur ka qenë hera e fundit që një tundim seksual e ka vënë në vështirësi, At Nikolla Xhufka nuk nguroi të përgjigjej. Ai u shpreh se tundim ishte dhe prania e tij në studio me gjithë ato vajza të bukura.
Ndërsa pyetjes nëse është i virgjër akoma, At Nikolla Xhufka u shpreh se ‘po’ pasi nuk është martuar ende.
Pjesë nga intervista:
Stelina: Kur ka qenë hera e fundit që një tundim seksual iu ka vënë ju në vështirësi?
At Nikolla Xhufka: Çdo ditë kemi tundime, ja dhe tani tundim është për mua që rri me këto vajza të bukura këtu. Jeni të gjitha shumë të mira, Zoti iu bekoftë. Ka disa lloj tundimesh, jo vetëm tundim seksual por edhe ai i të parit. Ta mendosh është mëkat e jo më ta bësh.
Stelina: A mendon se është normale që një prift të ketë dëshira seksuale?
At Nikolla Xhufka: Patjetër, prandaj dhe kisha ka vendosur dy rrugë, flas kisha Ortodokse, martesën dhe murgjirinë. Kryepeshkopët nuk martohen që të mos lënë trashëgimtarë.
Stelina: Çfarë ndodh me ta nëse kanë dëshira seksuale?
At Nikolla Xhufka: Duhet të japin dorëheqjen nga posti që kanë dhe të bëhen priftërinj.
Stelina: Ju keni thënë më parë se jeni i virgjër, a vazhdon të jetë kështu?
At Nikolla Xhufka: Po patjetër se unë nuk jam martuar. Bibla ose Ungjilli siç i themi ne thotë ‘mos e përdhosni shtratin tuaj bashkëshortor’. E për njerëzit që janë fetar, si mysliman apo të krishterë, virgjëria para martese është kryesore, thelbësore. Nëse njëri në çift nuk është i virgjër nuk kryhet martesa, ka qenë më përpara kështu. Se tani kisha i marton, nuk i pyet.
Top Channel