Eni Jani dhe Genc Fuga festojnë 20 vite martesë, aktori përlotet në studio: Bëhem xheloz, e dua ende njësoj
Aktori Genc Fuga ka rrëfyer për marrëdhënien e tij 20-vjeçare me aktoren Eni Jani, gjatë një interviste në emisionin “Mes’ditë” në Vizion Plus, moderuar nga Alma Çelaj. Ai tha se çifti nuk ka menduar asnjëherë për një formulë për të qëndruar bashkë, por ka zgjedhur të shijojë çdo moment dhe të jetë mbi të gjitha aleat dhe shok i njëri-tjetrit.
Gjatë bisedës, Fuga u shpreh se edhe pas 20 vitesh martesë ndjen xhelozi, duke e cilësuar atë si një ndjenjë njerëzore që lidhet edhe me pasiguritë personale.
Genc Fuga: Koha është diçka relative. Ne e kishim vendosur që të gëzonim momentin, sekondin, pastaj minutin, javën..nuk morëm përsipër që do rrimë 20 vjet. Mbase ky ishte sekreti. Përpara lidhjes isha i bindur që perfeksioni nuk ekziston, por ia vlen të përpiqesh për të. Gjithë ky rrugëtim do një aleat, një shok, një ndjenjë, do shumë gjara. Janë dy ingranazhe që ndërthuren me njëri-tjetrin dhe bëjnë gjithnë makinerinë të lëvizë. Ky është sekreti, të plotësosh njëri-tjetrin. Nuk ka një formulë.
Unë bëhem xheloz edhe pas 20 vitesh martesë. Përderisa dashuron po njësoj…xhelozia është thjesht pasiguri e individit. Qoftë edhe nga profesioni unë kam pasiguritë e mia. Por nuk mendoj që…është një ndjenjë humane, e kanë të gjithë. Ti e konsideron tënden, “veprën” tënde.
Në studio aktori u surprizua nga një videomesazh i bashkëshortes së tij, Eni Jani. Ajo u shpreh e lumtur për marrëdhënien që kanë ndërtuar së bashku, duke veçuar miqësinë, respektin për hapësirat dhe pasionet e njëri-tjetrit, si dhe mirëkuptimin.
Jani tha gjithashtu se është krenare për raportin që kanë krijuar, të cilin e konsideron një model të mirë për vajzat e tyre.
Eni Jani: Nuk mund të mos e bëja këtë mesazh dhe t’i bëja një surprizë Gencit. Jam shumë e lumtur që të dy bashkë kemi ditur të ndërtojmë një marrëdhënie përtej asaj tradicionales. Kemi ditur të jemi shokë dhe një nga gjërat bazë tonat ka qenë respekti. Respekti për hapësirat e njëri-tjetrit, pasionet, mirëkuptimi për dëshirat e njëri-tjetrit. Jam shumë krenare që kemi ndërtuar një raport, i cili është një model shumë i mirë për vajzat tona. Nga sfidat që na ka sjellë jeta, gjithmonë kemi ditur të shikojmë gjërat e mira dhe të ecim përpara.
Në fund të mesazhit, surpriza emocionoi aktorin, i cili, i përlotur, tha: “Më ikën fjalët në këto momente, të dua shumë.”



