Operacioni Ura/ U ekstradua nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

25 Shtator 2026, 12:20Kronika TEMA
Operacioni Ura/ U ekstradua nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në

Gjykata e Posaçme la në burg Hasan Ndërjakun, të ekstraduar nga Italia, masë që ishte marrë në mungesë ndaj tij për grup të strukturuar kriminal. Gjykata rikonfirmoi masën teksa pas kapjes së tij  Itali, kishte qëndruar në masën e arrestit në shtëpi.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të premte në GJKKO, avokati i Ndërjakut, Rigert Koni, kërkoi që në gjykim të administrohej edhe vendimi i Gjykatës italiane, i cili lidhet me kushtet dhe kufijtë e ekstradimit.

Sipas mbrojtjes, vendimi i Gjykatës italiane nuk ndodhej në administrim as të Prokurorisë dhe as të Gjykatës, pavarësisht se Hasan Ndërjaku ishte ekstraduar në Shqipëri vetëm dy ditë më parë.

Avokati Koni kërkoi që vendimi italian të administrohej dhe të merrej në konsideratë nga gjykata, veçanërisht për pjesën ku autoritetet italiane sipas nuk kanë pranuar kërkesën për ekstradim për akuzën e “grupit të strukturuar”, duke e lejuar atë vetëm për veprën penale të shitjes së narkotikëve.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme vendosi vijimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” për Ndërjakun. Ky i fundit u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Ura”.

Lini një Përgjigje