25 Shtator 2026, 11:42
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë tha se mezi pret që të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë. Ky njoftim i Ambasadës, i publikuar në rrjetet sociale, vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese tha se Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është zgjedhur në mënyrë kushtetuese.
Gjykata më e lartë në vend po ashtu qartësoi se deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë kanë afat deri më 6 tetor që të zgjedhin presidentin e ri të vendit. Sa i përket konstituimit të Kuvendit, Kushtetuesja u kërkoi deputetëve që ta zgjedhin edhe nënkryetarin e dytë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Megjithatë, Gjykata konstatoi se organi ligjvënës u konstituua përtej afatit 30-ditor.
Kuvendi u konstituua më 13 shtator dhe disa orë më vonë u votua edhe Qeveria Kurti 4. Megjithatë, njoftimi i Kushtetueses ka vënë në lëvizje Kuvendin, kryesia e të cilit mban sot mbledhjen e parë të legjislaturës së njëmbëdhjetë.
Në dy vjetët e fundit, Kosova është përballur me kriza të vazhdueshme politike. Në qershor, vendi mbajti zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit.
Pas zgjedhjeve të qershorit, Lëvizja Vetëvendosje – fituesja e zgjedhjeve – dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që doli fuqia e tretë politike, arritën një marrëveshje për presidentin në fund të gushtit, duke propozuar si kandidat konsensual, ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe ish-diplomatin,Bekim Sejdiun.
Megjithatë, vetëm një ditë më pas, më 1 shtator u bë e qartë se gjashtë deputetë të LDK-së ishin kundër këtij emri, duke bërë që në praktikë, Sejdiu të mos kishte 81 vota apo dy të tretat e Kuvendit me 120 ulëse, që kërkohen për procesin e zgjedhjes së presidentit.
Më 14 shtator, Sejdiu njoftoi për tërheqje nga kandidatura duke përmendur si arsye mungesën e mbështetjes së deputetëve. Nëse deputetët nuk arrijnë të gjejnë pajtim për presidentin, vendi rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Ato do të ishin votimet e katërta që nga shkurti i vitit 2025 dhe të dytat për shkak të moszgjedhjes së presidentit.
ambasada amerikane
Aktualitet
25 Shtator 2026, 10:54
E. D
Elisabeta Mataj
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 10:32
I.A
Sokol Sadushi
TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve u...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:56
E. D
pamjet
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:37
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një 44-vjeçare nga Polonia, e cila jeton në Rodos të Greqisë, ka denoncuar një 28-vjeçar shqi...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 09:11
E. D
PATOS- Intektualë të njohur, përfshirë aktorë, avokatë e shkrimtarë i janë drejtuar Kuvendit me një letë...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 08:27
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Irini Kapogianni ka klinikë dentare në Athinë. Por përvojën e saj ajo e fitoi në D&uum...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:44
E. D
Edi Rama, Linda Rama, Taulant Balla
SHBA- Kryeministri Edi Rama është përballur me shqiptarët në SHBA, ku po merr pjesë ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:32
E. D
TIRANË- Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë ...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera n&eu...
Aktualitet
25 Shtator 2026, 07:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kthjellimet mbeten dominante gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, përjasht...