GJKKO lë në burg anëtarin e ‘Visit të Pojës’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.09.2026, 11:55

Gjykata e Posaçme ka lënë këtë të premte në burg Hasan Ndërjakun, i dyshuar si pjesë e grupit të Visit të Pojës. Ndërjaku ishte arrestuar në Itali dhe, pas kapjes, kishte qëndruar në masën e arrestit në shtëpi. Pas ekstradimit në Shqipëri, GJKKO vendosi vijimin e masës “arrest në burg”.

Gjatë seancës, avokati i tij, Rigert Koni, kërkoi që në dosje të administrohej edhe vendimi i Gjykatës italiane për kushtet dhe kufijtë e ekstradimit. Sipas mbrojtjes, ky vendim nuk ishte administruar nga Prokuroria apo Gjykata, pavarësisht se Ndërjaku ishte ekstraduar vetëm dy ditë më parë. Avokati pretendoi se autoritetet italiane nuk kishin pranuar ekstradimin për akuzën e “grupit të strukturuar”, por vetëm për veprën e shitjes së narkotikëve.

Pavarësisht kërkesës së mbrojtjes, Gjykata e Posaçme vendosi vijimin e masës “arrest në burg”. Grupi i Visit të Pojës u godit në kuadër të operacionit “Ura” dhe dyshohet për trafikimin e rreth 3.6 tonëve kokainë e kanabis. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 4 milionë euro cash dhe prona me vlerë rreth 12 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit