Pogradec, aksident i rëndë pranë tuneleve në Qukës-Qafë Plloçë, 2 të plagosur

25 Shtator 2026 | 12:17

Një aksident i rëndë është regjistruar të premten në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, pranë tuneleve.

Aksidenti ka ndodhur mes dy mjeteve të vogla, njëri prej të cilëve me targa greke. Mjetet janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin.

Nga të dhënat paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se në aksident mund të kenë ndikuar lagështira në rrugë dhe shpejtësia me të cilën po lëvizte njëri prej mjeteve, teksa kalonte në një urë me kthesë të fortë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetja Luarasi: Reagimi i ish-drejtueses së SHISH ndaj gazetares është i papranueshëm

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me reagimin e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj gazetares Klodiana Lala...
11:07 | 25/09/2026

Lirohet nga burgu ish-drejtoresha e Postës Durrës, gjykata e lë në “arrest shtëpie”

Gjykata e Durrësit ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare...
11:02 | 25/09/2026

Shpallen në kërkim babë e bir për plagosjen me armë një ditë më parë në Lezhë

Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona, babë e bir, të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një 31-vjeçari dje...
10:22 | 25/09/2026